Shkup, 16 gusht – Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov mbrëmë ka përcjellë ekipin nga Sllovenia, pilotët dhe personelin përcjellës të cilët kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve në vend.
Siç kumton QMK, ekipi slloven ka ndihmuar “deri në masën maksimale sipas mundësive të personelit dhe atij teknik në përballjen me zjarret në shkallë të gjerë në Maqedoni”.
“Angellov shprehu mirënjohje të madhe për ndihmën dhe deri te ta personalisht si edhe për vendin e tyre. Ai u ndau mirënjohje dhe dhurata modeste për të përkujtuar qëndrimin e tyre në Maqedoni”, informon QMK.