Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Angellovska Bezhoska: Ekziston shkallë e lartë e pajtueshmërisë së rregullores vendore për punën e BP-së

Shkup, 29 mars – Zhurnal.mk – Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, ka marrë pjesë dhe kishte fjalim në Konferencë në nivel të lartë të bankës qendrore të Belgjikës, ku fjalime të tyre kishin edhe komisari evropian për Drejtësi Didje Rejnders, përfaqësuesi i FMN-së, Vauter Bosu dhe guvernatorët e bankave qendrore të Kroacisë dhe Moldavisë. Në Konferencë, siç njoftuan nga BPRMV-së, u shqyrtuan tema të lidhura me zbatimin e së drejtës, me vëmendje të veçantë në të drejtën e punës qendrore bankare, në Bashkimin Evropian dhe në vendet kandidate për anëtarësim në Union.

Në fjalimin e saj, Angelovska-Bezhoska theksoi se sipas vlerësimeve të rregullta nga ana e Komisionit Evropian, korniza ligjore në lidhje me vendosjen dhe funksionet e Bankës Popullore është vlerësuar pozitivisht dhe kjo kornizë mundëson pavarësi në punën e bankës qendrore, që është parakusht i rëndësishëm për kredibilitetin e punës dhe arritja e qëllimit ligjor bazë, mbajtja e stabilitetit të çmimeve.

“Vlera e mbajtjes së pavarësisë të bankave qendrore ende më shumë u theksua në periudhën pas krizës ekonomike globale, kur krahas mandatit tradicional – stabiliteti i çmimeve, bankat qendrore morën më shumë kompetenca të reja dhe filluan të shfrytëzojnë më shumë instrumente të reja të cilat kanë efekte më të fuqishme rishpërndarëse në ekonomi. Në rrethana të tilla, gjithashtu, nevojitet gradualisht të rritet transparenca dhe llogaridhënia në punën e tyre”, theksoi guvernatorja.

Duke folur në kontekst më të gjërë në zbatimin e së drejtës në ekonominë vendore, Angelovska-Bezhoska theksoi se faktorët institucional, duke e përfshirë edhe sistemin juridik janë përcaktues domethënës për investimet e huaja, të cilët janë veçanërisht shtytës i rëndësishëm në rritjen e ekonomive të hapura dhe të vogla, siç është ajo e Maqedonisë.

Sipas BPRMV-së, me pjesëmarrjen e guvernatores Angelovska-Bezhoska në këtë ngjarje në organizim të bankës qendrore të Belgjikës konfirmohen përpjekjet e Bankës Popullore për ndjekje të përhershme të trendeve në bashkësinë qendrore bankare, vendosja në kohë e standardeve ndërkombëtare dhe kontributi ndaj proceseve eurointegruese si përpjekje për krijimin e kushteve për standard më të lartë jetësor dhe përparim i cilësisë së jetës për qytetarët.

Postime të ngjashme

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

Një nga kompanitë më të mëdha botërore për patundshmëri Re/Maks fillon me punë në tregun e Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...