Shkup, 8 maj – Ekonomia gradualisht po rimëkëmbet nga goditjet, ndërsa niveli i të ardhurave është rreth 42 për qind të asaj evropiane. Për konvergjencë më të shpejtë të të ardhurave dhe për të zvogëluar këtë hendek, reformat strukturore me të cilat do të rritet potenciali, në dy dekadat e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ekonominë tone është përgjysmuar. Ndërsa potenciali i rritjes mund të rritet vetëm nëpërmjet investimeve në kapitalin njerëzor, ku emigrimi është një sfidë e rëndësishme, nëpërmjet investimit në kapitalin fizik që për momentin arrin rreth 30 për qind të mesatares evropiane dhe përmes rritjes së produktivitetit i cili është rreth 50 për qind nga mesatarja evropiane.
Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska në Konferencën e organizuar nga Zyra e Bankës Botërore ku u prezantua studimi “Drejt arritjeve më të larta: Rruga drejt të ardhurave më të larta në Evropë dhe Azinë Qendrore”.
“Sa i takon kapitalit fizik me qëllim rritjen e nivelit të kapitalit privat dhe publik është e rëndësishme të forcohen investimet vendase dhe akoma më shumë ato të huaja të cilat do të sigurojnë jo vetëm kapital të ri, por edhe njohuri të reja, aftësi menaxhimi dhe teknologji të avancuar. Në këtë kontekst është mirë që cikli i infrastrukturës publike po forcohet dhe që investimet e huaja direkte po përshpejtohen ndjeshëm të cilat vitin e kaluar arritën një nga nivelet më të larta në histori (7.1 për qind të BPV-së) pavarësisht rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe barrierave tregtare”, ka thënë guvernatorja.
Për rritjen e produktivitetit është veçanërisht e rëndësishme që në fokus të vihen inovacioni dhe zhvillimi teknologjik. Në këtë kontekst dhe konform kompetencave, Banka Popullore ndërmerr vazhdimisht hapa drejt inovacionit në sektorin financiar.
“Në periudhën e kaluar krijuan një Qendër inovacioni që mbështet kompanitë që janë të gatshme të investojnë në aktivitete financiare inovative. U miratua Strategjia e parë kombëtare për ‘fintek’ dhe u përgatit korniza rregullatore për kryerjen e pagesave që hapi rrugën për anëtarësimin në Zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA). Kjo do të mundësojë një numër të madh përfitimesh për ekonominë tonë, duke përfshirë modele më inovative biznesi dhe konkurrencë në industrinë financiare”, ka thënë Angellovska-Bezhoska, duke shtuar se aplikimi i teknologjive digjitale ka potencialin për të rritur produktivitetin dhe të zbusë disa nga pengesat strukturore për rritjen ekonomike.
Në Konferencë folës kanë qenë edhe Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend, Masimiliano Paolluçi dhe Mihalis Rokas ambasador i BE-së në vend, kryeekonomisti i Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore Ivajlo Izvorski. Në panel diskutimin ku mori pjesë guvernatorja Angellovska-Bezhoska fjalim kanë pasur edhe ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, pastaj ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, si dhe Viktor Mizo kryetar i Këshillit për investime të huaja.