Angellovska – Bezhoska – Pamer: Banka Popullore në hap me standardet dhe praktikat evropiane

nga D V

Shkup, 10 korrik – Banka Popullore vazhdimisht punon në miratimin dhe zbatimin e praktikave dhe standardeve më të mira të cilat gjithnjë e më shumë e afrojnë në Sistemin evropian të bankave qendrore. Ajo pandërprerë e fuqizon kapacitetin institucional dhe analitik për përballje më të suksesshme me sfidat në fazat e ardhshme të procesit eurointegrues. Këto aktivitete zhvillohen edhe përmes pjesëmarrjes aktive të Bankës Popullore në program të financuar nga BE-ja për mbështetje të mëtutjeshme të bankave qendrore dhe agjencive bankare mbikëqyrëse nga Ballkani Perëndimor, ishte theksuar në takimin ndërmjet guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska dhe ambasadorit të Austrisë, Martin Pamer.

Në takim, siç informojnë nga Banka Popullore, është biseduar edhe për aktivitetet e fuqizuara të ndërmarra nga banka gjatë viteve të kaluara, për harmonizimin e kornizës juridike vendore në sferën e pagesave me të drejtën e Bashkimit Evropian, të cilët kanë krijuar bazë në periudhën që vijon që banka qendrore edhe formalisht ta fillojë procesin e integrimit të vendit në Zonën e vetme për pagesa në euro (SEPA).

“Kjo paraqet një hap kyç përpara për zhvillimin dhe integrimin e mëtejshëm të sistemit financiar vendas në hapësirën ekonomike evropiane. Anëtarësimi i vendit në SEPA do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët, kompanitë dhe mbarë ekonominë, duke siguruar pagesa më të shpejta, më efikase dhe më të lira në euro për dhe nga vendet anëtare të SEPA-s, thjeshtësim të procedurave, transparencë më të madhe dhe mbrojtje të shtuar të konsumatorëve”, theksoi Angellovska – Bezhoska.

Guvernatorja dhe ambasadori austriak Pamer vlerësuan se me rëndësi të veçantë është bashkëpunimi mes Bankës Popullore dhe Bankës Qendrore të Austrisë që realizohet në kuadër të fazës së dytë të Programit rajonal për fuqizimin e kapaciteteve të bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor, e financuar nga BE-ja.

Gjatë periudhës së kaluar përmes projektit, ekspertët nga Banka Qendrore Austriake i ndanë njohuritë e tyre në sferën e menaxhimit me të dhënat me një pjesë të të punësuarve nga Drejtoria për Statistikë dhe Sektori i Teknologjisë Informatike në bankën Popullore, që ka kontribuuar në fuqizimin e kapacitetit institucional dhe do të jetë drejtim i dobishëm në ndërmarrjen e hapave të mëtutjeshëm për zbatimin e menaxhimit me të dhënat në nivel të Bankës Popullore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More