Angellovska-Bezhoska-Petrov: Strategjia e parë kombëtare për sektorin fintek deri në fund të vitit

Shkup, 6 tetor  Përgatitja e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e sektorit fintek në vendin tonë do të përfundonte deri në fund të vitit. Për të zhvilluar dhe zbatuar me sukses Strategjinë, si një nga qëllimet strategjike të Bankës Popullore, është e nevojshme që të përfshihen në mënyrë aktive një numër institucionesh. Prandaj, është mbajtur një takim në Bankën Popuëllore mes guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe drejtorit të Fondit për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik FIZHT), Kosta Petrov, si dhe ekipet nga të dy institucionet.

 

Në takim, drejtori i FIZHT, Petrov i prezantoi masat e propozuara për rritjen e përshpejtuar të ekosistemit maqedonas “startap”, dhe shprehu gatishmërinë për të përfshirë Fondin në zhvillimin e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e sektorit Fintech. Në të njëjtën kohë, mundësitë për bashkëpunim midis institucioneve në periudhën e ardhshme u konsideruan, në fushën e inovacioneve në sektorin financiar, si një temë me interes të ndërsjellë.

Në takim u prezantuan edhe aktivitetet e Grupit të punës për sektorin fintek në kuadër të Bankës Popullore, siç ishte krijimi i të ashtuquajturës Porta e Inovacionit – një platformë për komunikimin e Bankës Popullore me komunitetin inovativ të biznesit (sektori fintek) dhe institucionet e tjera përkatëse. Siç u theksua, deri më tani, përmes kësaj platforme, janë parashtruar disa pyetje për konsultim dhe është shprehur interes nga disa subjekte vendase dhe të huaja për investime në sektorin fintek në vend. Gjithashtu, me mbështetjen e Fondit evropian për Evropën Juglindore (EFEJ), u krye një Anketë dhe një studim fizibiliteti për zhvillimin e sektorit fintek në vend, dhe u bë harta e parë e ekosistemit fintek në vend.

Kohët e fundit, EFEJ e theksoi Bankën Populore si lidere në rajon në aktivitetet për të mbështetur zhvillimin e sektorit fintek, dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, si vendi i vetëm në rajon, banka qendrore e së cilës ka hartuar ekosistemin fintek.

Disa nga ekspertët e Grupit të punës për sektorin fintek në Bankën Popullore përfshihen gjithashtu në grupet e punës për inovacionet financiare të krijuara nga Banka për pagesat ndërkombëtare (BPN), me të cilat banka jonë qendrore merr pjesë në formësimin e njohurive më të fundit ndërkombëtare dhe rregulloret për sektorin fintek. 

Related posts

Zaevi në Çair: Kujdesemi për të gjithë, me projekte në vepër, esnafi do të ketë mundësi të reja për biznese

D V

Shkup/ Lindë foshnja e parë nga Afganistani

Z H

Pa rrymë nesër një pjesë e konsumatorëve nga Komuna Qendër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More