Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Angellovska-Bezhoska: Politika monetare do të mbetet e relaksuar për ta mbështetur rimëkëmbjen ekonomike

Shkup, 30 nëntor, zhurnal.mk – “Rekomandimi për politikën monetare në korniza globale është që të mbete e relaksuar për ta mbështetur rimëkëmbjen ekonomike derisa të zgjasë faza e pasigurisë, por edhe faza në të cilën pandemia do të vendoset nën kontroll. Edhe ne si bankë qendrore do të udhëhiqemi nga një rekomandim i tillë, por duke mbajtur llogari edhe për specifikën e strategjisë tonë monetare dhe duke e mbajtur kursin devizor si spirancë nominale”.

Këtë, siç kumtoi Banka Popullore, e theksoi guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska, në fjalimin e saj përshëndetës në Asamblenë e 25-të vjetore të Shoqatës së tregjeve financiare – ACI Maqedoni, e cila u mbajt ditën e premte.

Në fjalimin e saj, guvernatorja theksoi se nga marsi e këtej, Banka popullore ka ndërhyrë në tregun devizor me shitjen e devizave, por se në muajt e fundit ndërhyrjet kanë qenë dukshëm më të matura. Me këtë rast theksoi edhe se rezervat devizore janë në nivel të lartë dhe të rehatshëm, i cili mundëson mbajtjen vijuese të relaksuar.

“Shkalla bazë e interesit është ende në zonë pozitive dhe me këtë edhe margjina lidhur me BQE-në mbetet pozitive. Megjithatë, duke e pasur parasysh specifikën e regjimit tonë monetar, është e qartë se për ne nuk vlen zero kufiri i ulët nominal dhe prej atje edhe hapësira shtesë nuk është e pakufizuar. Kjo ka të bëjë edhe me emisionin e likuiditetit shtesë, i cili natyrisht është alternativë nëse është e nevojshme, por deri në atë pikë deri tek i cili kjo nuk do të shkaktonte presion në tregun devizor”, theksoi Angelovska-Bezhoska.

Ajo u përqendrua edhe në sfidat lidhur me tregjet financiare në periudhën e fundit, si dhe në pritjet për periudhën që vijon.

Postime të ngjashme

Këshilli ekonomiko-social është i përkushtuar në thellimin e dialogut social

Z H

Tharja e rrobave në ballkon në dimër tani më është e kaluar!

E.E.

Publikohet lista e qytetarëve që do të marrin ndihmë financiare

T E

Drejtoresha e FMN-së: Kriza aktuale ekonomike, si asnjë tjetër

E.E.

“ATS GROUP” është kompania e parë nga vendi që do të merr pjesë në panairin prestigjioz global të pajisjeve ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe

B M

Një delegacion i ekonomisë gjermane do t’i lidhë kompanitë e rajonit me kompanitë gjermane

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...