Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Angellovska Bezhoska: Shënohet stabilizim gradual i tregjeve ndërkombëtare finansiare

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Pas shtrëngimit të kushteve globale financiare me rritjen e shkallës së interesit dhe qasjes së vështirësuar deri tek financat në muajin mars, në periudhën e fundit të tregjeve financiare ndërkombëtare vërehet stabilizim gradual, vlerëson guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në intervistën për javoren “Fokus”.

Siç thekson, stabilizimi i tregjeve ndërkombëtare financiare është i dukshëm përmes rritjes së çmimeve të aksioneve, uljes së premive për rrezik kreditor, por edhe pikëpamjet e përmirësuara të përgjithshme për ekonomi me rritje të shpejtë dhe vende në zhvillim, të dukshme përmes derdhjeve më të vogla kapitale nga këto ekonomi. Sinjal shtesë i cili theksohet në normalizimin gradual është edhe ulja e interesit të instrumenteve debitore të dhëna nga këto vende, pas rritjes së shpejtë të fillimit të krizës me koronavirusin, me ç’rast interesat vijuese janë në nivel të ngjashëm me periudhën para krizës.

Sipas guvernatores, edhe pse pasiguria për pasojat ekonomike nga pandemia edhe më tej është e pranishme, ka disa aspekte të cilat udhëzojnë në mundësinë për uljen graduale të intensitetit të efekteve negative në periudhën që vijon, nëse nuk vjen deri në eskalim më të madh të krizës shëndetësore.

“Së pari, reagimi monetar dhe fiskal i ekonomike të zhvilluara ishin të fuqishme dhe të shpejta – dukshëm më të shpejta në krahasim me krizën ekonomike globale nga viti 2008-2009 dhe me vetë këtë mundësuan mungesa likuide në tregjet globale. Së dyti, pas përvojës me valën e parë të pandemisë, prirjet e tregut janë se reagimi i vijimit të mëtutjeshëm të krizës shëndetësore me siguri nuk do të jetë sërish me mbyllje të plotë të ekonomive, kuptohet nëse nuk ka eskalim më të rëndësishëm të situatës. Së treti, nuk guxojmë të harrojmë se për dallim nga eposodet tjera, ky eposod nuk është reflektim i modelit paraprakisht të paqëndrueshëm të rritjes ekonomike, me çka edhe qëndrueshmëria e pasojave do të duhet të jetë më e vogël nëse zbatohen politika përkatëse makroekonomike. Në fund, nuk përjashtohet se pandemia do të reflektojë më disa veprimtari të shërbimit, por njëkojësisht dukshëm e përshpejton procesin e digjitalizimit në të gjitha segmentet, që mund të thotë potencial i ardhshëm më i madh për rritje ekonomike”, thotë Angelovska-Bezhoska për “Fokus”.

Në intervistë, guvernatorja thekson edhe se sipas projeksioneve të prillit të Bankës Popullore, efekt më i madh negativ pritet në tremujorin e dytë nga ky vit. Me këtë rast, indikatorët ekonomikë afatshkurtër udhëzojnë se efekti është më i theksuar në periudhën prill-maj.

“Në qershor, ulja vjetore dhe e prodhimtarisë në industri dhe në sektorin eksportues rajoni ngadalëson. Realizimet e tilla, pjesërisht janë reflektim edhe i përfshirjes tonë në zinxhirët globalë në prodhimin e industrisë automobilistike, të cilat përkohësisht janë ndërprerë, por tani më nga maji filluan të funksionojnë”, vlerëson ajo,

Pakoja e masave të Bankës Popullore mundësoi kreditim papengesa dhe mbështetje financiare për ekonominë përmes sistemit bankat, që është dukshëm përmes shkallës solide të rritjes së kreditëve në fund të korrikut prej rreth 8 për qind në bazë vjetore. Kjo rritje është në nivel të rritjes të realizuar për shembull në Kroaci, ndërsa është evidente më e lartë nga rritja në Shqipëri, Bullgari dhe Slloveni, si dhe në eurozonë.

Postime të ngjashme

“DailyNews.mk”, Maqedonia e Veriut si kandidat i BE-së duhet të zgjedhë Avokat të pavarur të Popullit

admin

Radev: Inkuadrimi i RMV-së në BE është mjaft i rëndësishëm, por duhet pasur garanci të qarta

T E

Policia në fshatin Mojancë ka gjetur vetëm 230 kilogram, jo 2 tonë

T E

Fatmire Isaku zv.ministre e punëve të jashtme

Z H

“Mbrojtja e popullsisë”, të martën në seancë plenare?

admin

Ndërroi jetë një nga mësuesit e parë në shkollat e Sarajit, Rexhep Zejneli

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...