Angellovska-Bezhoska: Trendet e inflacionit janë pozitive, por duhet kujdes

nga Redaksia

Shkup, 23 shkurt – Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, thotë se trendet e inflacionit janë pozitive, por se bankat qendrore duhet të vazhdojnë të monitorojnë lëvizjet me vigjilencë sepse ende ka pasiguri dhe rreziqe.

Angellovska-Bezhoska në një intervistë për “Euromanin” tha se inflacioni në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe në vend, ka rënë në norma njëshifrore, si rezultat i politikës së shtrënguar monetare nga bankat qendrore dhe stabilizimi i çmimeve botërore të mallrave parësore.

“Në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, inflacioni ka rënë nga 16 në 5 për qind. E njëjta situatë është edhe në vendin tonë, ku norma e inflacionit është ulur në 3 për qind, nga niveli më i lartë që ka arritur rreth 20 për qind”, thotë Angellovska-Bezhoska.

Ajo shtoi se goditja e fundit inflacioniste nuk ishte e një natyre standarde monetare dhe se shumë faktorë ishin në veprim, duke përfshirë ndërprerjet në prodhimin, tregtinë, transportin dhe çmimet e energjisë, të cilat kontribuan në rritjen e inflacionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More