Agjencia Zhurnal.mk

Angellovska: Mbështetje prej 500 milionë eurove për qytetarët dhe ekonominë me tre pakot e masave anti-krizë

Shkup, 29 korrik, zhurnal.mk – Vlera e përgjithshme e tre pakove të masave antikrizë që po i ndërmarrim për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë për të kapërcyer pasojat e krizës nga Kovid-19 vlerësohet në 500 milionë euro, ka shkruar ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në FB.

Ajo shprehet se deri më tani, rreth 140 milionë euro ndihmë shtetërore janë paguar për qytetarët dhe kompanitë, nga të cilat 40 milionë euro për qytetarët dhe 100 milionë euro për ndërmarrjet.

“Për qytetarët: kartelë pagesore vendore për mbi 330.000 qytetarë – 28.3 milionë euro, vauçerë për turizëm vendor për mbi 117.000 qytetarë – 12 milionë euro, për artistë të pavarur – 65.000 euro, për sportistët 400.000 euro dhe për kompensim për papunësi – 50 për qind e neto pagës mesatare mujore 810,00 0 euro”, qëndron në publikimin e ministres.

Për ndërmarrjet, shtoi Angellovska, përmes masës 14.500 denarë ndihmë financiare për mbi 130.000 të punësuar në mbi 19.500 kompani – 83.3 milionë euro, kredi pa interes përmes Bankës së Zhvillimit – mbështetje për 1.331 kompani dhe mbi 16.600 të punësuar deri më tani 12.7 milionë euro, duke subvencionuar 50 për qind të kontributeve në pagën mesatare për kompanitë e prekura, për mbi 2500 ndërmarrje – 1.4 milionë euro dhe përjashtim nga akontacionet për taksën e fitimit dhe tatimin mbi të ardhurat personale për mbi 1500 tatimpagues rreth 2 milionë euro

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!