Agjencia Zhurnal.mk

Angellovski: Dokumentet me afate të skaduara vlejnë edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

Shkup, 28 prill – Zhurnal.mk – Gjendja e jashtëzakonshme ka sjellë edhe masa të reja lidhur me dokumentet personale. Nëse ka kaluar afati i letërnjoftimeve apo pasaportave, prap se prap dokumenti është valid gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, informon Zhurnal.

Pasi të kalojë gjendja e jashtëzakonshme, qytetarët kanë afat 30 ditë t’i rinovojnë dokumentet të cilave iu ka kaluar afati.

Rreth letërnjoftimeve dhe dokumenteve tjera, ka folur përgjegjësi për marrdhënie me opinionin në MPB, Toni Angellovski.

Ai në një intervistë për “Slloboden Peçat”, ka thënë se problemi që u shkaktua me mungesën e pasaportave tani më është zgjidhur dhe qytetarët munden lirshëm përmes numrit të telefonit 072 92 92 92 apo përmes përmes uebfaqes të MPB-së, të aplikojnë për letërnjoftim apo pasaportë të re.

Ndonëse është gjendja e jashtëzakonshme, qytetarët prap se prap munden lirisht të caktojnë termine për pasaporta dhe letërnjoftime.

Lidhur me pasaportat për foshnjat e porsalindura, Angellovski shprehet se nuk ka mundësi që emri i fëmisë të shkruhet te pasaporta prindërve, por se fëmija duhet të ketë pasaportë në vete. E për këtë, nevojitet prezenca e të dy prindërve./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...