Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Angelovska-Bezhoska: Bankat qendrore mund të japin kontribut për ekonominë e gjelbër

Shkup, 29 janar – Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska mori pjesë në takimin e rregullt të guvernatorëve të bankave qendrore që e organizon Banka për barazime ndërkombëtare (BIS), në të cilin temë ishin të dhënat nga Sondazhi i zbatuar nga ana e BIS lidhur me trendet më të reja në procesin e menaxhimit me rezervat devizore.

Rezultatet nga Sondazhi, siç kumtoi Banka Popullore, theksojnë se bankat qendrore ende preferojnë t’i investojnë rezerva devizore në instrumente financiare si letra shtetërore me vlerë të vendeve me rejting të lartë kreditor, për shkak se këto instrumente financiare kanë shkallë të ulët të rrezikut dhe likuiditet të lartë.

“Me pjesëmarrjen e guvernatores Angelovska-Bezhoska në këtë ngjarje në organizim të BIS konfirmohen përpjekjet e Bankës Popullore për ndjekje të vazhdueshme të trendeve në bashkësinë qendrore bankare, zbatimin në kohë të standardeve ndërkombëtare dhe kontributin për krijimin e një ekonomie ‘të gjelbër’ dhe të qëndrueshme, e cila në fund të fundit do të siguronte një standard më të lartë të jetesës dhe do të përmirësonte cilësinë e jetës për qytetarët”, theksojnë në kumtesë, përcjell Zhurnal.mk

Pjesëmarrësit në takimin e guvernatorëve të BIS, siç u theksojnë nga Banka Popullore, ishin të drejtpërdrejtë se disponueshmëria e treguesve në kohë, të shpeshtë dhe të dokumentuar mirë ishte e nevojshme për të marrë vendime të përshtatshme ekonomike në kohë krize. Duke njohur rëndësinë e të dhënave të qëndrueshme statistikore, Banka Popullore në vitet e fundit ka punuar shumë për të përmirësuar fushën e të dhënave statistikore, duke i sjellë ato në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, Banka Popullore ndërmerr edhe aktivitete për sqarimin e të dhënave statistikore dhe për kuptimin më të lehtë nga ana e opinionit më të gjerë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Për një dekadë nuk është blerë asnjë zjarrfikëse e re

Z H

Zjarre edhe në Rakotinc dhe Kuçkovë të Shkupit

Z H

Shtabi i krizës në Kumanovë u bëri thirrje qytetarëve t’I respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Z H

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...