Angelovska Bezhoska – Bërnz: Pavarësi dhe profesionalitet i Bankës Popullore për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar

Shkup, 14 tetor – Për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar nga vlera thelbësore janë pavarësia dhe profesionaliteti i bankës qendrore, ishte theksuar në takimin e sotëm ndërmjet guvernatores, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Mari Bërnz.

Siç kumtoi Banka Popullore, në takim është biseduar për kontributin e autoriteteve monetare në përgjigjen e krizës së shkaktuar nga Kovid-19. Me ç’rast ishte potencuar se masat e ndërmarra nga Banka Popullore  në tërësi kontribuan për lëvizje të aktivitetit ekonomik, si dhe për ruajtje të stabilitetit financiar gjatë krizës.

Guvernatorja njoftoi se në vijim është cikli i ri i projeksioneve makroekonomike për të cilat banka qendrore do të informojë në fillim të nëntorit. Megjithatë, potencoi se realizimet e deritanishme  te bruto prodhimit vendor kryesisht janë në pajtim me  projeksionet e Bankës Popullore. Rezervat devizore janë pak më të mira nga pritjet,  gjithashtu edhe mbështetja kredituese. Inflacioni është mesatarisht më i lartë. Lëvizjet e inflacionit janë kryesisht rezultat i presioneve të importit lidhur me çmimet globale të energjensave dhe ushqimit. Megjithatë, Banka Popullore edhe më tutje me kujdes do t’i ndjekë lëvizjet e çmimeve, ndërsa veçanërisht pritjet e inflacionit dhe efektet eventuale sekondare dhe në mënyrë adekuate do të reagojë  në to, potencohet në kumtesë.

Gjithashtu, gvernatorja theksoi se  rimëkëmbja graduale e ekonomisë, e cila është në vijim, pozitivisht  kontribuon për mbajtje të stabilitetit financiar makroekonomik dhe i zbut rreziqet sistematike. Megjithatë, natyra e pasigurtë e krizës së koronën   e imponon nevojën e  gatishmërisë së përhershme dhe ndjekje me zgjuarsi të gjendjeve, për shkak të ndërmarrjes së masave adekuate për ballafaqim me sfidat.

Në takim mori pjesë edhe shefi për çështje ekonomike dhe politike pranë Ambasadës së SHBA-së, Kristofer Zimer, si dhe Jordan Damçevski, ekonomist i shquar në Ambasadën e SHBA-së në vend. 

Related posts

Ali Ahmeti para banorëve të Dollnenit

Redaksia

Për incidentin me kryetarin e KRRE-së institucionet duhet të veprojnë si për çdo qytetar, tha Osmani

D V

MPB-ja bullgare i dorëzon notë proteste shefit të ambasadës maqedonase në Sofje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More