Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Angelovska-Bezhoska: Denari është dhe do mbetet stabil, depozitat janë të sigurta

Shkup, 19 mars – Kursi devizor i denarit mbetet stabil dhe nuk do të ketë ndryshime në nivelin e tij, deklaroi sot guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angeovska-Bezhoska, pas mbajtjes së seancës së Komitetit për stabilitet financiar.

Ajo shtoi se banka qendrore disponon me seri instrumentesh me të cilat e garanton stabilitetin e denarit, ndërsa dje, më konferencë për shtyp për masat ekonomike, përmendi se rezervat devizore që janë kyçe për kursin e valutës vendore mbahen në nivel të lartë, që është dyfish më e lartë nga niveli para krizës globale ekonomike në vitin 2008.“Kursimet e qytetarëve në bankat dhe kursimoret janë të sigurta. Depozitat e të gjitha shërbimeve tjera që i ofrojnë këto institucione financiare edhe më tej janë të disponueshme si deri më tani”, thotë guvernatorja.

Paraprakisht, pas mbajtjes së seancës së Komitetit për stabilitet financiar, Banka Popullore dhe Ministria e Financave, së bashku kumtuan se sistemi bankar është rezistent i goditjeve potenciale që është edhe garanci për mbajtjen e stabilitetit financiar në vend. Angelovska-Bezhoska në deklaratën për MIA-n përmendi se ajo është bërthamë e shëndoshë dhe stabile në ekonominë vendore.

Gjatë ditës u deklaruan edhe nga Asociacioni bankar i Maqedonisë së Veriut me konfirmim se shërbimet e anëtarëve të tyre – bankat dhe kursimoret, për klientët janë të disponueshëm edhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!