Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Angelovska-Bezhoska: Inflacioni mbetet mesatar, i ngjashëm me pritjet për Bashkimin Evropian

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Inflacioni në ekonominë e Maqedonisë mbetet mesatar, i ngjashëm me pritjet e lëvizjes në Bashkimin Evropian, theksoi guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska në emisionin “Magazina ekonomike” në televizionin Alsat.

“Një nga karakteristikat kryesore në ekonominë tonë është mbajtja e inflacionit të ulët dhe stabil tashmë një kohë të gjatë prapa, me ç’rast mesatarisht, inflacioni në vitet e fundit arrin rreth 1 për qind. Arritjet e vitit të kaluar dhe në dy muajt e parë të këtij viti pothuajse në tërësi janë në pajtim me projeksionet e Bankës Popullore. Ngjashëm në pritjet për lëvizjet e çmimeve në BE – inflacioni në ekonominë e Maqedonisë mbetet mesatar. Edhe të dhënat më të reja dhe pritjet e konfirmojnë mbajtjen e stabilitetit të çmimeve”, theksoi Angelovska-Bezhoska.

Duke u përgjigjur në lëvizjet e çmimeve, guvernatorja tha se në korniza globale, në këtë periudhë, çmimet e prodhimeve primare janë të ndryshueshme në drejtimin lartë -poshtë, dhe se tani për tani, edhe pse të dhënat dhe analizat dërgojnë në zhvendosje të epërme, kjo nuk është ndonjë nivel i lartë.

“Për ne duke e marrë parasysh se BE-ja është partner tregtar më i rëndësishëm i ekonomisë sonë, veçanërisht e rëndësishme është se çka ndodh në lëvizjen e çmimeve në BE, ku tani për tani nuk priten ndryshime të mëdha, për shkak të së cilës BQE ende vazhdon me politikën monetare të zbutur. Zhvendosja lartë e projeksioneve të BQE-së është mesatare dhe arsyet kryesisht vendosen te çmimet e enrgjensave dhe faktorëve tjerë për të cilët tani për tani llogaritet se kanë karakter të përkohshëm”, potencoi Angelovska-Bezhoska.

Sipas saj, e rëndësishme është vetëm që bankat qendrore të ekonomive të mëdha, tani për tani, për periudhën në vijim, planifikojnë të vazhdojnë me politikë monetare të zbutur, sepse ky është faktor që ndikon mbi ngjarjet e tregjeve financiare ndërkombëtare, të cilat kanë ndikim edhe mbi çmimet e kreditimit në ekonominë tonë.

Në lidhje me trendet aktuale te mbështetja kreditore për popullatën, guvernatorja potencoi se më e dukshme është rritja te kreditë banesore prej rreth 13 për qind, ndërsa ka zvogëlim te kreditë konsumatore rreth 6-7 për qind, me të cilën shihet ndryshimi i strukturës së kreditimit.

Pritjet janë se pas sjelljes së ligjit të ri për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore dhe me nxitjen e konkurencës në fushën pagesore me hyrjen e institucioneve më të vogla pagesore, pritet që të vjen deri te zvogëlimi i provizioneve për shërbimet pagesore.

Guvernatorja vlerësoi se lehtësimi me të cilin u mundësua anulimi i pagesës së kredive nën kushte të ndryshuara të përkohshme për bankat, ka pasur kontribut pozitiv për ballafaqimin e deritanishëm për krizën. Si rezultat i kësaj mase, rreth 44 për qind të portfolios së tërësishme të rregullt kredituese në vend e përbëjnë kreditë me kushte të lehtësuara për pagesë, që është më shumë se në BE.

“Për momentin si bankë qendrore bëjmë analiza detajore që të shihet efektiviteti i masës dhe segmentet në të cilat duhet të kthehet vëmendje e veçantë. Në bazë të analizave, do të kemi biseda edhe me Asociacionin bankar të Maqedonisë (ABM) që të vendosim për hapat eventual të mëtutjeshëm. Por, e rëndësishme është të merret parasysh se nëse nuk ka ndryshime rregullatore, kjo nuk do të thotë se qytetarët nuk mund të drejtohen te bankat që të marrin prolongim të pagesës së kredive, në varësi të gjendjes së tyre financiare. Kur flasim për ndryshime rregullatore, mendohet në ndryshimet të cilat kanë të bëjnë me simulimin e bankave ta bëjnë atë”, potencoi guvernatorja , duke përmendur se në këtë segment, për bankat vlejnë rregullat për rezervime prej para krizës.

Sipas të dhënave, siç tha Angelovska-Bezhoska ka përmirësime strukturore te deficiti tregtar, ndërsa zvogëlimi i vitit të kaluar, sipas saj, i detyrohet asaj që zvogëlimi i eksportit ishte më i vogël se zvogëlimi i importit.

Në lidhje me borxhin publik, guvernatorja theksoi se borxhi publik i rritur është fenomen global dhe rezultat i pakove fiskale për mbështetje të ekonomive.

Postime të ngjashme

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

Azeski dhe eurokomisari Varhei në forumin në të cilin do të diskutohet “Platforma e biznesit”

Zekirija Haxhiu

Sot përfundon thirrja për vauçerë prej 12000 denarëve, kanë arritur 2600 aplikime

Zekirija Haxhiu

Nënshkrim i marrëveshjeve për ndërtimin e termocentralit fotovoltaik në Osllomej prej 100 megavatëve

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Katër kompani do të marrin mbështetje financiare nga FIZHT për zhvillim të digjitalizimit të bujqësisë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...