Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

Shkup, 12 qershor – Me shpalljen e periudhës post-pandemike, është koha të mendohet si të zëvendësohen pa pengesa politikat e përgjithshme ekonomike me politika sektoriale më specifike, të cilat do të lehtësojnë rishpërndarjen optimale të burimeve dhe transformimin pas krizës të ekonomive, me qëllim që të rritet potenciali rritje më të madhe ekonomike, tha guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska në takimin rajonal të guvernatorëve, që u mbajt në qytetin kroat të Rovinj.

“Me qëllim që të hiqen shenjat ekonomike nga pandemia, duhet të forcohet qëndrueshmëria e ekonomive dhe të stimulohet rritja e produktivitetit. Në këtë mënyrë, ne duhet të vazhdojmë me zgjidhjen e çështjeve strukturore para-pandemike, por gjithashtu të jemi në hap me nevojat post-pandemike që shfaqen, veçanërisht në fushën e dixhitalizimit”, potencoi Angelovska-Bezhoska.

Në fjalimin e saj, ajo u përqendrua në nevojën për të investuar në infrastrukturë, veçanërisht në infrastrukturën e informacionit, si baza e ekonomisë së re, në mënyrë që të përshpejtojë transformimin digjital të ekonomive.

“Megjithëse është e qartë se tendenca e dixhitalizimit është përshpejtuar dhe forcuar nga kriza shëndetësore, duhet të bëhen përpjekje më të mëdha për të azhurnuar infrastrukturën, për të zgjeruar aksesin në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, për të promovuar tranzicion efektiv dhe të gjerë të shumë aktiviteteve në platformat digjitale dhe mbylljen e tyre të ndarjes digjitale në ekonomi.

“Kjo do të rrisë fitimet e produktivitetit përmes miratimit më të shpejtë të produkteve dhe proceseve të reja dhe do t’i mundësojë sektorit privat që të përshtatet lehtësisht me ndryshimet e sjella nga kriza shëndetësore”, theksoi guvernatorja e Bankës Populore.

Përveç kësaj, ajo tha, rritja e investimeve “tradicionale” në transport, shëndetësi dhe energji do të përmirësonte konkurrencën dhe do të krijonte më shumë punësim, duke i bërë vendet më elastike dhe të qëndrueshme.

Në diskutim, Angelovska-Bezhoska gjithashtu iu referua çështjeve të inflacionit, duke theksuar se në të gjithë rajonin, në këtë periudhë, ka lëvizje të çmimeve që ndikohen nga rritja e çmimeve globale, gjë që kërkon monitorim të vazhdueshëm të situatës. pritet vitin e ardhshëm, kur çmimi i produkteve primare në tregjet botërore pritet të bjerë.

Siç informoi Banka Popullore, në ngjarje morën pjesë guvernatorët e bankave qendrore nga pothuajse të gjitha vendet e rajonit.

Postime të ngjashme

Taseva: Nuk i bënë mirë shtetit fshehja e korrupsionit

D V

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

Kasami merr përkrahjen e kreut të organizatës më të madhe botërore të pushtetit lokal?!

D V

Nesër në mesditë vazhdon debate i përgjithshëm kuvendor për ribalancin Buxhetit

D V

Fasadat barok dhe “Shkupi 2014” e defokuson debatin për ribalancin e Buxhetit

D V

Qeveria ka debatuar për reformat për autonomi më të madhe financiare të komunave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...