Agjencia Zhurnal.mk

Angelovska: Kartela pagesore vendore do ta amortizojë rënien ekonomike

Shkup, 29 qershor, zhurnal.mk – Injeksioni prej 28 milion euro përmes kartelës pagesore vendore, përkatësisht përmes rritjes së konsumit vendor për një periudhë të shkurtër të kahëzuar ndaj prodhimeve vendore do ta amortizojë rënien ekonomike. Në kuartalin e tretë sipas simulimeve të bëra nga Ministria e Financave falënderim i kartelës pagesore vendore, rezultati ekonomik do të jetë më i mirë për 0,7 deri 0,9 për qind pikë.

Këtë, siç kumtoi Ministria e Financave e theksoi ministrja e Financave Nina Angelovska mysafir në emisionin “Biznis poenti” në TV Alfa”.

“Nëse shikojmë në kuartalin e tretë, sipas rënies së projektuar të BPV-së prej 3,4 për qind në nivel vjetor në skenarin bazë, në kuartalin e tretë flasim për rënien e projektuar prej 2,7 për qind. Me simulimin e bërë – nëse këto 28 milion euro lëshohen në ekonomi, saktë siç është destinuar në ato sektore për prodhime dhe shërbime vendore, mund ta zbusim rënien prej 0,7 deri 0,9 për qind pikë”, tha Angelovska.

Ministrja potencoi se vendi përballet me krizën më të madhe ekonomike pas depresionit të madh e këndej dhe se qëllimi i masës së tillë, duke e marrë parasysh se konsumi merr pjesë me 65 për qind në bruto prodhimin vendor është të simulohet aktiviteti ekonomik.

“Të gjitha vendet ndërmarrin masa për nxitje dhe simulim të konsumit vendor në fazën e rihapjes së ekonomisë dhe kthimin e besimit të qytetarëve në – ato objekte që ishin mbyllur, që nuk kishin kurrfarë aktiviteti ekonomik dhe këto vende në mënyrën e tyre e zbatojnë masën për t’u dhënë mbështetje qytetarëve për rritje të konsumit, mund t’i shikoni Austrinë, Slloveninë, Kinën, Amerikën, si shembuj më të ndryshëm, të cilat kanë implementuar masa të tilla në mënyrat e tyre”, potencoi Angelovska.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...