Anglia merr një fitore të lehtë në udhëtim ndaj Irlandës

nga D V

Anglia ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në udhëtim ndaj Irlandës, ndeshje kjo e vlefshme për sezonin e ri të Ligës së Kombeve.

Për t’i dhënë epërsinë ‘Tre Luanëve’ u përkujdes Declan Rice i cili në minutën e 11-të shënoi për 1-0.

Anglia ishte fare pranë golit të dytë në minutën e 16-të, por Harry Kane nuk u tregua cinik përballë portës duke goditur në drejtim të portierit Caoimhin Kelleher.
Ekipi i udhëhequr nga Lee Carsley e gjeti eventualisht edhe golin e dytë, ku sërish protagonist ishte Declan Rice, kësaj radhe në rolin e asistuesit pasi Jack Grealish (26’) e çoi topin në rrjetë për 2-0.

Duke marrë parasysh epërsinë komode prej dy golash, Anglia luajti më me qetësi në vazhdim të ndeshjes duke pritur ndonjë gabim eventual të kundërshtarit.

Pjesa e dytë ishte mjaft e qetë sa i përket rasteve për gol pasi asnjëra palë nuk po rrezikonin portën dhe kështu Anglia mori tri pikët e para.

‘Tre Luanët’ do të rikthehen sërish në aksion të martën, ku për kundërshtar do ta kenë Finlandën në ‘Wembley’.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More