Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

“Anibari” dhe Kohavisioni vazhdojnë bashkëpunimin

Pas një viti sfidues pandemie, “Anibari” në javën e fundit të korrikut sjell magjinë e botës mahnitëse të animacionit. Me edicionin e tij të sivjetmë, të dymbëdhjetin me radhë, Festivali Ndërkombëtar i Animacionit sjell rreth 300 filma nga ky zhanër.

E materiale ekskluzive, intervista, raporte e lidhje direkte për ta përcjellë atmosferën e festivalit, edhe këtë vit do të kenë një adresë – Kohavisionin dhe mediat e tjera të grupit KOHA. Ndër vite bashkëpunimi midis KTV-së e “Anibarit” tashmë është bërë tradicional dhe kjo do të vazhdojë. Këto dy institucione të mërkurën, në ambientet e Grupit KOHA, kanë nënshkruar marrëveshje edhe për këtë edicion.

Me mbulim e raportim nga festivali, “Anibar”, prej 23 deri më 30 korrik, do të përcjellë te shikuesi magjinë e festivalit unik jo vetëm në Kosovë.

Programi prej 300 filmash, i bërë publik javën e kaluar, shpërndahet edhe në gjashtë kategori garuese: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Videomuzikës së Animuar, Gara e Filmit të Metrazhit të Gjatë dhe Kategoria e të Drejtave të Njeriut. Tri kategoritë e tjera janë jokonkurruese: Panorama Jashtë Garës dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj.

Për këtë edicion, “Anibar” do t’i ketë premierat botërore si: “Raft” nga Marko Mestroviq, si pjesë e Garës Ballkanike, e “Error” nga Lucie Vostárková në Garën Studentore. Po në këtë të fundit është edhe “Red Shoes” nga Anna Paděrová, që vjen në Kosovë pas premierës në Festivalin e Filmit në Cannes.

Programi i këtij viti përfshin filma që janë shfaqur, nominuar e që kanë fituar çmime në “Annecy International Animation Film Festival”, “Cannes Film Festival”, “Berlin International Film Festival”, “Animafest Zagreb”, “Kaboom”, “Fantoche”, “Anifilm”, “Stuttgart Trickfilm International Animated Film Festival”, “Sundance Film Festival” dhe shumë të tjerë.

Image

Siç ishte bërë me dije nëpërmjet një kumtese të ekipit të festivalit, edicioni i dymbëdhjetë do të jetë me format të gërshetuar. Kjo nënkupton që festivali që po bën traditë mund të vizitohet si drejtpërdrejt, ashtu edhe përmes platformave virtuale. Gjithnjë sipas planifikimit të organizatorëve, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “Anibar”, shtrihet në pesë kinema, tri prej të cilave në ambient të hapur: kinemaja “Liqeni”, kinemaja “Kubat”, që gjendet në Parkun e Qytetit, dhe kinemaja “Urban”. Kësisoj, programi i filmave është paraparë të shikohet edhe online në platformën digjitale “online.anibar.org”.

Teksa pritet të shpallen tema e festivalit, juria, programet speciale e prezantimet, organizatorët besojnë që ky format hibrid do t’ua mundësojë njerëzve të kënaqen me programin e ofruar nga festivali që mbahet në qytetin buzë Alpeve.

Ndryshe, edicioni i vjetmë, nën rrethanat e pandemisë, bëri që ekipi i festivalit të përcaktohej për formën digjitale. Ai u bë si homazh për njerëzit që kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë gjatë pandemisë. Pjesë e tij ishin 168 filma, 5 prezantime ndërkombëtare, 5 panele diskutimi, 3 punëtori për fëmijë dhe masterklasa, 2 koncerte muzikore, si dhe dy murale në qytetin e Pejës.

Postime të ngjashme

Nesër premierë e shfaqes “Lojëra në oborrin e pasmë” në IN Teatrin shqiptar për fëmijë dhe të rinj

Z H

“Shqiponjat” marshojnë në Shkup! Qindra motoçikleta vërshojnë rrugët

D V

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Koncert i Inva Mulës dhe Genc Tukiqi sonte në “Verën e Ohrit”

D V

Katër artistë bëhen bashkë për ti kënduar Shkupit

R Zh

Biblioteka e Natyrës, ideja e bukur e të rinjve korçarë për të përqafuar botën e letërsisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...