Anija e djegur në qendër të Shkupit pamje e shëmtuar, përse nuk largohet?

nga I.A

Shkup, 27 qershor – Ndonjëherë gjërat e vogla ndikojnë aq keq saqë edhe pamjet tjera përreth nuk e kanë shkëlqimin apo dukjen e duhur. E tillë është anija “mortore” që ndodhet në vardar por nuk lundron, është e ndalur në një vend dhe nuk funksionon. Mbase, qëllimi i ndërtimit të kësaj anije nuk ka qenë lundrimi por shfrytëzimi i asaj hapësire për restoran por as ky qëllim nuk është arritur. Thjesht, ka mbetur aty ku është vendosur dhe sot është më keq se sa kur është lëshuar në përdorim. Sepse, është e djegur dhe pamja e bukur është shndërruar në pamje të shëmtuar që ta vret syrin kur e shikon. Pamja e kësaj anije për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin e Shkupit krijon përshtypjen se askush nuk kujdeset për këtë qytet aq më pak për qendrën si një nga loakcionet më të frekuentuara, shkruan Zhurnal.

Të largohet anija mortore nga qendra e Shkupit –

Qendra e qytetit të Shkupit është ndër më të përfolurat në rajon përshkak të betonizimit të tepruara me përmendore përkujtimore të figurave historike dhe që kanë lënë gjurmë në me veprimtaritë e tyre. Por, në mesin e qendrës ku nga do që rrotullohesh mund të nxjerrës foto të bukura nga pamjet e krijuara, ka vite të tëra që njëra anë është e bllokuar.

Dhe, kjo krejt pa sens dhe pa kurrfarë arsyetimi, anija është djegur është jashtë funksionit dhe ka ngelur në këtë gjendje me vite të tëra. Askush nuk interesohet e aq më pak të ndërmerr ndonjë masë konkrete në sanimin e saj apo të paktën të largohet tërësisht.

Mos largimi i kësaj anije krijon pamje të shëmtuar për qendrën e kryeqytetit, Shkupit, edhe duke pasur parasysh që qytetin e Shkupit e vizitojnë me mijëra turistë nga bota pamje e tillë reflekton gjendje të sapo dalë nga lufta. Gjysma anijes e djegur hiri i djegies i pa larguar janë elemente të pakujdesisë së madhe që prish disponimin dhe pamjen për të cilën vizitohet Shkupi.

Kur u vendosën anijet në lumin Vardar, kur u dogj dhe përse nuk largohet?

Bëhet fjalë për tre anijet e vendosura në lumin Vardar që janë pjesë e projektit “Shkupi 2014” të realizuar gjatë qeverisjes në VMRO-DPMNE-së. Por jo që të tri anijet janë funksionale, pasi njëra prej tyre është e djegur dhe jashtë funksionit dhe akoma qëndron po në atë vend ku është vendosur.

Në tetor të vitit që lamë pas anija e cila gjendet përballë hotelit “Holiday Inn” mori flakë, por falë forcave zjarrfikëse që kishin mbërritur në terren dhe kishin shuar zjarrin ishte djegur vetëm gjysma e saj. E për çudi akoma mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi atë zjarr.

Në kohën kur ishte në funksion, në këtë objekt kishte një restorant, por prej kohësh nuk është në përdorim. Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që në të njëjtën anije ka rënë zjarr, e njëjta gjë ka ndodhur para disa vitesh, ndërsa Qyteti i Shkupit në kohën e kryetarit Petre Shilegov kishte filluar procedurën për rrënimin e kësaj anije.

Me përfundimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2021 dhe ndërrimin e kryetarit të Qytetit të Shkupit, punëtorët u larguan dhe nuk janë parë më për të vazhduar me demolimin e anijes në fjalë.

Kjo anije e mbetur në këtë gjendje herë pas herë tërheq vëmendjen e kalimtarëve. Disa e vështrojnë nga larg, e disa të tjerë hynin brenda për të shuar kureshtjen. Por, për një pjesë të turistëve kjo pamje është e trishtë sepse shihet gjysma e anijes së djegur dhe krijon atmosferë të pakëndëshme.

“Largimi i anijes në fjalë do të realizohet plotësisht ashtu si parashikohet në vendimin gjyqësorë të formës së prerë. Për dy anijet tjera nuk është hapur asnjë procedurë”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, njopftim i dhënë para dy vitesh.

Dhe, tani kryetarja e dështuar në shumë sfera, Danella Arsovska, dëshmoi se nuk ka pasur kapacitet të largojë as një anije të djegur nga lumi Vardar e lëre më të bëjë punë të tjera që janë të nevojshme për qytetarët. Kujtojmë që, Arsovska as që merret me rregullimin e pamjes ngjashëm edhe bari para objektit të qeverisë kishte kaluar normat e rritjes dhe për këtë gjë Ndërmarrja që është nën kompetenca të qytetit të Shkupit nuk kishte marrë fare masa konkrete.

Me një kryetare që nuk kujdeset për nevojat e qytetarëve, e as që brengosen për rregullimin e pamjes së qytetit që e ka të gatshme vetëm të sigurojë mirëmbajtje, qytetarët janë të dëshpëruar dhe zhgënjyer thellësisht. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More