Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Animacioni i parë kosovar nderohet me çmimin ‘City of Annecy’ në festivalin ndërkombëtar të filmit të animuar Annecy

Animacioni i pare Kosovar nderohet me çmimin ‘City of Annecy’ në festivalin ndërkombëtar të filmit të animuar Annecy në Francë.

Regjisori kosovar Ilir Blakcori fiton cmimin City of Annecy ne festivalin me unik te filmave te animuar ne bote.

Ky festival ekziston që nga vitet e 60-ta, dhe është më i vjetri dhe me prestigjiozi nga të gjithë festivalet e filmave te animuar. Filmi është shfaqur në kategorinë Perspectives Short Films, e përzgjedhur në listën e me shume se 2850 filmave qe kane aplikuar nga me shume se 95 vende te ndryshme te botes.

“Clara with a Mustache”, është një film i zhanrit dramë/fantashkencë.

Thuhet se regjisori ka përdorur trillime shkencore për të denoncuar tmerrin e luftës në Kosovë në vitet 1998 – 1999, nga e cila vdiqën 13,517 njerëz, përfshirë 1,024 fëmijë.

Po ashtu faqja e famshme Animacion Paraadultos i ka dedikuar një artikull filmit me produksion kosovar, duke vlerësuar me notën 8/10 për cilësinë e filmit. 

Postime të ngjashme

Ngjarjet në Kosovë dhe kufiri me Serbinë në vitin 1879

D V

Koncert i parë solistik nga Laura Krliu

Z H

Ganiu nikoqir i përfaqësuesve të ansambleve pjesmarrës në “Folk Fest 2021”

Z H

Artistët e ansamblit në rrugën drejt suksesit të radhës

D V

Mbrëmje koncerti me Korin e përzier të Filarmonisë së Kosovës sonte në “Verën e Ohrit”

Z H

Pezullohet nga pozita drejtori i QKK-së, Arben Zharku

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...