Agjencia Zhurnal.mk

Ankesat e familjarëve te pacientëve me Covid 19 te Infektivi, reagon Meta: Reflektim i menjëhershëm, trajtojini denjësisht!

Pas fotove të publikuara nga mediat, për shqetësimin e disa familjarëve të pacientëve me Covid, të cilët ankoheshin se nuk kishin marrë informacione prej 36 orësh, reagon edhe Presidentit Meta.

Sipas kreut të shtetit, “Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë”.

Ai shton se: “Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”.

Sot në media u publikun disa foto të grumbullimit të familjarëve, ndërsa kishte dalë për t’i sqaruar mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Familjarët pretendonin se kishin 36 orë pa marrë informacione mbi shëndetin e të afërmve të tyre.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...