Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni NeJemiNato Rekomanduar TOP LAJM

Anketë e OTI GROUP: Pothuajse gjysma e qytetarëve janë të kënaqur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Shkup, 25 dhjetor – Zhurnal.mk – Në ankketën e zhvilluar nga OTI-Group, në bashkëpunim me Agjencinë e Lajmeve Zhurnal.mk, qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të kënaqur që Maqedonia e Veriut është bërë anëtare e plotë e NATO-s. Kjo ndjehet tek vet popullata, të cilët me anëtarësimin në NATO ndjehen më të sigurtë dhe kanë shpresë që gjendja në vend do të përmirësohet, si në sferën e sigurisë, ashtu të drejtësië por edhe të ekonomisë.

Për të hulumtuar për atë se sa qytetarët janë të kënaqur nga anëtarësimi i vendit tonë në NATO Aleancë, organizata joqeveritare OTI GROUP ka porositur një anketë me qytetarë. Ata janë selektuar në mënyrë të rëndomtë ndërsa të njejtit janë anketuar për disa fusha të ndryshme sa i përket anëtarësimit në NATO.

Kështu, sipas anketës të realizuar nga Development Solutions dhe e porositur nga OTI GROUP, 38% e qytetarëve janë shprehur më se të kënaqur nga anëtarësimi i vendit në NATO.

Anketa është realizuar me metodologji kuantitative – me shembull reprezentues të qytetarëve. Anketa është realizuar në mënyrë telefonike. Në anketë morën pjesë 1000 qytetarë, ndërsa e njejta është realizuar 3 ditë duke filluar nga 15 dhjetori, e deri më 17 dhjetor 2020. Janë shënuar edhe të dhënat sociodemografike të të anketuarve, si përshembull gjinia, mosha, niveli i shkollimit, statusi i punës dhe shuma e të ardhurave.

Analiza na dha këto të dhëna: 34,8% e të anketuarve janë shumë të kënaqur nga ajo që shteti është anëtare e NATOs. Pothuajse gjysma e të anketuarve shprehin shkallë të lartë të kënaqësisë. Por, pothuajse një e katërta (23%), aspak nuk janë të kënaqur nga anëtarësimi i vendit në NATO.

Sa i përket qëndrimeve për sigurinë e jashtme të shtetit me anëtarësimin në NATO, mund të konstatohet gatishmëri në përgjigjet e të anketuarve. ME fjalë të tjera, një e katërta e të anketuarve konsiderojnë se siguria e jashtme e shtetit është përmirësuar shumë, por, pothuajse përqindja e njejtë e qytetarëve konsiderojnë se aspak nuk është përmirësuar.

Kur bëhet fjalë për siguri të brendshme të shtetit pas anëtarësimit të vendit në NATO, përsëri mund të konstatohet gatishmëri në përgjigjet e të anketuarve, me tendencë të përfaqësohen pozitat ekstreme të shkallës. Kështu, 22,7% e të anketuarve konsiderojnë se siguria e brendshme e shtetit është përmirësuar, por, 27,7% e të anketuarve konsiderojnë se siguria e brendshme aspak nuk është përmirësuar.

Më tepër se gjysma e të anketuarve konsiderojnë se anëtarësimi i shtetit në NATO është me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të shtetit. Më tepër se një e treta (38,3%) e të anketuarve konsiderojnë se anëtarësimi në NATO është shumë me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Shqiptarët me 56,6% në Maqedoni të Veriut janë më të kënaqur se sa qytetarët nga etni tjera në vend për anëtarësimin e RMV-së në NATO. Tendenca e njejtë u tregua edhe në pikëpamje të vlerësimit të sigurisë së jashtme të shtetit si rezultat i anëtarësimit në NATO. Është përmirësuar shumë konsiderojnë 42,3% e shqiptarëve ndërsa vetëm 19,6% e maqedonasve. 37,2% e shqiptarëve konsiderojnë se siguria e brendshme në shtet është përmirësuar shumë me anëtarësimin në NATO, ndërsa këtë qëndrim e ndajnë vetëm 18,3% e maqedonasve. 62,2% e shqiptarëve dhe 59,1% e turqve konsideorjnë se anëtarësimi në NATO është me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të shtetit. Maqedonasit me këtë pajtohen vetëm 29,3% e tyre.

Qytetarët me arsim fillor (45,2%) dhe me arsim të lartë (42,4%) tregojnë shkallë më të lartë të kënaqësisë nga anëtarësimi në NATO.

Të anketuarit me të ardhura të larta kanë qëndrime më pozitive për anëtarësimin në NATO, në krahasim me grupet tjera. Qytetarët me marrdhënie të përkohshme pune konsiderojnë se anëtarësimi në NATO është me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të shtetit.

Sipas gjinisë, në këtë anketë janë anketuar gjithsej 1000 qytetarë, prej tyre 477 femra dhe 523 meshkuj.

Më tej, sipas kombësisë, janë anketuar 681 maqedonas, 230 shqiptarë, 23 turq, 23 romë, 43 të etniteteve tjera.

Sa i përket shkollimit, 16 persona nga të anketuarit nuk kanë mbaruar as 4 vite shkollim fillor, 38 prej tyre kanë përfunduar shkollim katër vjeçar, 159 prej tyre kanë përfunduar shkollimin fillor tetë/nëntë vjeçar, 523 prej tyre kanë përfunduar shkollimin e mesëm, 238 prej tyre kanë përfunduar shkollimin e lartë dhe 26 prej tyre kanë qenë në studime e sipër.

Sa i përket marrdhënieve të punës, 399 e të anketuarve janë në marrdhënie të plotë pune, 56 me marrdhënie të përkohshme pune, 263 nuk punojnë asgjë, 167 pensionistë, 38 studentë, 53 amvise, 19 tjetër, gjithsej 996, ndërsa katër janë regjistruar jo valid në sistem.

Sipas moshës, 261 të të anketuarve kanë qenë nga mosha 18 deri në moshën 30 vjeçare. 279 e tyre kanë qenë të moshës 31-45 vjeçare. 264 të moshës 46-60 vjeçare dhe 196 të moshës mbi 61 vjeçare.

Sipas të ardhurave mujore, 211 e të anketuarve marin të holla nga 0 deri në 15 mijë denarë. 298 e të anketuarve kanë të ardhura prej 15,001 deri më 35,000 denarë. 29 prej tyre kanë të ardhura prej 35.001 deri më 55,000 denarë. 21 prej tyre kanë të ardhura prej 55 mijë denarë e më tepër.

Nga shkalla prej 1 deri më 5 se sa janë të kënaqur që Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATOs, 223 prej të anketuarve janë përgjigjur se aspak nuk janë të kënaqur. 77 prej tyre nuk janë të kënaqur. 210 janë pak të kënaqur. 114 janë të kënaqur. 339 janë shumë të kënaqur. 21 prej tyre nuk e dijnë, ndërsa 6 nuk janë përgjigjur në këtë pyetje.

Nga shkalla prej 1 deri më 5 se sa mendoni se është përmirësuar siguria e jashtme në Maqedoni të Veriut pasi u bë anëtare e NATO-s, 236 e të anketuarve thonë se aspak nuk është përmirësuar. 118 mendojnë se nuk është përmirësuar. 223 mendojnë se shumë pak është përmirësuar. 147 mendojnë se është përmirësuar. 246 mendojnë se shumë është përmirësuar. 26 prej tyre nuk e dijnë, ndërsa pa përgjigje janë regjistruar 4 persona.

Nga shkalla prej 1 deri më 5 për atë se çfarë mendojnë të anketuarit sa është përmirësuar siguria e brendshme në Maqedoni të Veriut pasi u bë anëtare e NATO-s, 266 prej tyre nuk janë të kënaqur fare. 134 mendojnë se nuk është përmirësuar. 199 mendojnë se pak është përmirësuar. 145 mendojnë se është përmirësuar ndërsa 218 mendojnë se shumë është përmirësuar. 33 nuk e dijnë, ndërsa 5 nuk janë përgjigjur.

Nga shkalla prej 1 deri më 5 për atë se çfarë mendojnë të anketuarit sa e rëndësishme është anëtarësimi në NATO për zhvillimin ekonomik në Maqedoni të veriut, 208 prej tyre janë përgjigjur se aspak nuk është e rëndësishme. 97 prej tyre mendojnë se nuk është e rëndësishme. 167 mendojnë se shumë pak është e rëndësishme. 122 mendojnë se është e rëndësishme, ndërsa 368 mendojnë se shumë është e rëndësishme. 32 nuk e dijnë ndërsa 6 nuk janë përgjigjur.

Për më tepër të dhëna nga anketa e realizuar me qytetarë të ndryshëm, mund ta hapni dokumentin në vijim dhe të shihni të gjitha detajet për atë se kush, çfarë dhe si mendon. / Zhurnal.mk

https://zhurnal.mk/wp-content/uploads/2020/12/Anketa.pdf

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...