Agjencia Zhurnal.mk

Anketë e re: ASH gati e barabartë me BDI-në, dallimi as 1 për qind

Shkup, 28 qershor, zhurnal.mk – Secili i treti qytetarë në vend apo shprehur në përqindje 30,1 nuk i besojnë asnjë politikani. Me rënie të vogël, kryeministri Zoran zaev mbetet politikani me vlerësimin më të lartë.

Gjithsej 18,3% e qytetarëve janë deklaruar se besojnë kryeministrin Zoran Zaev. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimin e emrit të shtetit janë vërejtur rritje të vlerësimit të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, të cilit 11,7% e qytetarëve janë shprehur se i besojnë, tregon hulumtimi më i ri i M-PROSPEKT, që është realizuar pas dy viteve qeverisje.

Edhe maqedonasit edhe shqiptarët në përqindje më të lartë nuk besojnë në asnjë politikan (28,8 Maqedon dhe 33,2 shqiptarë). Maqedonasit janë shprehur për Zaevin me 21,3%, ndërsa 16,1% e tyre janë shprehur për kreun e opozitës Hristijan Mickovski, tregon anketa e realizuar. Derisa shqiptarët më së shumti e kanë zgjedhur Ali Ahmetin me 18,2% më pastaj vijon Ziadin Sela 15,9%. Për Zoran Zaevin janë deklaruar 9,3% derisa për Bilall Kasamin 8,4 % e të anketuarve.

Nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, 25% e të anketuarve janë deklaruar se do të kishin votuar VMRO-DPMNE-në, derisa për LSDM-në janë deklaruar 23,1%.

Ndërsa te kampi politik shqiptar ASH është pothuajse e barabartë me BDI-në sa i përket reitingut në terren. Për BDI-në do të kishin votuar 5,1%, ndërsa për Aleancën për Shqiptarët 4,2%, për Lëvizjen Besa 2,1% të qytetarëve. Nga kjo shiheq qartë se nëse ASH dhe Lëvizja BESA do të bënin koalicion së bashku në zgjedhjet e ardhshme, ata do ta mundnin BDI-në pa asnjë dilemë.

Krahasur me rezultatet e një viti më parë, mundet të vërehet se votat për LSDM-në janë zvogëluar (25,5% në 2018), ndërsa për VMRO-DPMNE janë rritur (20,6 në 2018). Secili i treti maqedon do të kishte zgjedhur të votojë për VMRO-DPMNE-në, apo 34% e tyre, derisa për LSDM-në vetëm 26,6%.

M-Prospekt e ka realizuar këtë anketë të mendimit publik në periudhë prej 15 maj deri më 7 qershor, në 1000 persona të anketuar të moshës madhore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...