Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Anketë: Fajzer dhe Sputnik-V vaksinat më të preferuara, 57,7 për qind e të qytetarëve kanë shprehur interesim për imunizim

Shkup, 17 prill – Fajzer dhe Sputnik V janë vaksinat më të preferuara mes të anketuarve në anketën e Institutit për Hulumtime Politike nga Shkupi (IHPSH). Hulumtimi është zbatuar në telefon  në periudhën mes 11-14 prillit të vitit 2021 tek 1112 të anketuar të rritur në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga të anketuarit 57,7 për qind janë shprehur se do të imunizohen nëse kanë mundësi, 24,5 kanë thënë se nuk do të vaksinohen, ndërsa 17,8 janë në mëdyshje.

Në pyetjen se cilën vaksinë do ta marrin, nga qytetarët 21,8 për qind janë shprehur  për Sputnik V, 21,6 për Fajzer, 13,8 për cilëndo qoftë, 6,2 për Astra Zeneka, 4,4 për qind për Sinofarm dhe 3,1 për Moderna. Në pytjen e njëjtë 16,1 për qind  e të anketuarve  janë përgjigjur  se nuk do të marrin asnjë vaksinë, ndërsa 12,7 për qind ende  nuk kanë vendosur  se me cilën vaksinë do të imunizohen.

Nga të anketuarit në Anketën e IHPSH, 46,1 për qind konsiderojnë se shteti më keq ballafaqohet me korona krizën nga vendet e rajonit, ndërsa 32,6 për qind janë shprehur se Maqedonia e Veriut  ngjashëm ballafaqohet sikur edhe vendet tjera.

Hulumtimi është realizuar me shfrytëzimin e një mostre të ngjashme të certifikuar që të ruhet përfaqësimi i popullatës në vend. Sipas IHPSH-së,  në të janë ruajtur specifikat demografike të popullatës si strukturë  gjinore, grupmoshat,  shkalla e arsimit dhe përkatësia etnike, me ndarje adekuate të të anketuarve siaps vendit të jetesës dhe përfaqësimit rajonal, me atë që Shkupi ëdhtë marrë si tërësi e veçantë për shkak të veçorive të saj.

Nga IHPSH përmendin se  të gjitha hulumtimet e Institutit i nënshtrohen gabimit statistikor i cili arrin +/- 3 për qind, ndërsa për shkak të asaj të gjitha  rezultatet e prezantuara në raport mund të lëvizin në atë interval. 

Postime të ngjashme

ASH-AA: Përshëndesim vendimin e Pendarovskit, Ligji të kthehet në Kuvend dhe tu shërbejë qytetarëve

R Zh

Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

R Zh

Zaevi: Micotakisi zhvilloi disa ide për të hequr bllokadën bullgare dhe për të ndihmuar në rrugën tonë drejt BE-së

R Zh

MPJ-ja e Bullgarisë: Jemi të hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut, takim do të ketë kur të plotësohen kushtet e nevojshme

R Zh

Hoxha opozitës: Nëse votoni ndryshimet të hënën, paret u lëshohen duhanprodhuesive deri të premten

N E

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...