Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ANKETË/Grekët besojnë se Marrëveshja e Prespës ishte në drejtim të gabuar

Shkup, 1 shkurt – Gjysma e grekëve të anketuar, përkatësisht 51 për qind, besojnë se Marrëveshja e Prespës ishte në drejtim të gabuar, ndërsa 36.8 për qind në drejtim të duhur, sipas rezultateve të hulumtimit të opinionit publik të kryer nga agjencia “About people” për portalin informativ grek “Njuz247”, përcjell Zhurnal.mk

Në anketën kushtuar politikës së jashtme greke, me theks në marrëdhëniet me Turqinë, nga të anketuarit u kërkua t’i shprehin pikëpamjet e tyre edhe për Marrëveshjen e Prespës, përkatësisht nëse ishte në drejtimin e duhur ose të gabuar, dy vjet pas ratifikimit nga Parlamenti grek, më 25 janar 2019.

Nga të anketuarit, 36,8 për qind vlerësuan se marrëveshja me shumë gjasa është në drejtim të duhur, ndërsa shumica prej tyre, përkatësisht shtatë nga dhjetë në zgjedhjet e kaluara kanë votuar për SYRIZA, ndërsa 23,4 për qind për Demokracinë e Re.

Nga ata 51 për qind që besojnë se marrëveshja me shumë gjasa ishte në drejtim të gabuar, shtatë nga dhjetë, përkatësisht 67,6 për qind në zgjedhjet e kaluara kanë votuar për Demokracinë e Re, 23,1 qind për SYRIZA, ndërsa 56,9 për qind kanë votuar për parti tjetër.

Pjesa e mbetur prej 12.2 për qind, për pyetjen specifike në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, e zgjodhën opsionin “nuk e di / nuk dua të përgjigjem”.

Hulumtimi i opinionit publik u krye më 27 dhe 28 janar me pjesëmarrjen e 928 votuesve me të drejtë vote. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

Zaevi për “Ballkan të Hapur”: Derisa BE-ja nuk e përmbush premtimin, ne do punojmë për një jetë më të mirë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...