Anketë me qytetarët e Tetovës: Sadi Bexheti e dëshmoi veten edhe si rektor në UT edhe si kryetar komune

Një anketë që është realizuar me qytetarët e Tetovës tregon se ata ende nuk kanë harruar rezultatet e arritura në kohën kur Sadi Bexheti ishte kryetar i kësaj komune, në periudhën 2009-2013.

 

“Ishte menaxher i mirë. Do të thosha se më shumë ishte menaxher, se sa politikan, nuk dinte të gënjejë dhe ndoshta për këtë arsye nuk fitoi edhe një mandat”, thotë një banor 42 vjeçar i Tetovës.

“Nuk din të bën propagandë politike, por ka ardhur koha që ne më tepër të vlerësojmë punët se sa propagandën”, shton ai.  

Sadi Bexheti ishte kryetar komune në Tetovë katër vite, nga viti 2009 deri në vitin 2013. Ai ka vendosur t’i futet sërish garës për kryetar komune, me shpresë se mund të japë edhe më tepër për qytetetin e tij.

“Në atë kohë nuk kishim problem me ujin e pijshëm siç kemi tani.  Edhe kaosi urbanistik nuk ishte kaq i madh. Kjo më kujtohet nga udhëheqja e Bexhetit me Tetovën”, thotë një banore tjetër e Tetovës.

Bashkëshorti i saj  shprehë fjalë respekti për  punën e Sadi Bexhetit si rektor i UT-së.

“Unë zotëri Sadi Bexhetin më shumë e mbaj mend si rektor të Universitetit të Tetovës, sepse kam qenë student atë kohë, pastaj 10 vite isha jashtë vendit. Në atë kohë u akredituan 11 fakultete të reja dhe ky ishte një rezultat që e mbaj mend jo vetëm unë, por besoj edhe shumë student të atëhershëm dhe të tanishëm”, thotë Iliri 35 vjeçar.

Bexheti gjatë karrierës së tij profesionale ka arritur të ndërtojë edhe biznes të suksesshëm, por mbi të gjitha e ka afirmuar Tetovën me punën e tij shkencore dhe si professor i anatomisë në Prishtinë, e pastaj edhe në vendlindje.

Për këtë shkak, përkrahje në këtë fushatë i vjen edhe nga shokët dhe kolegët jashtë Maqedonisë së Veriut.

Prfesor Fadil Gashi rrëfen se Sadi Bexhetin e njeh që nga viti 1977 si student dhe që atëherë e ka vërejtur se ai ishte student i shkëlqyeshëm, modest, i aftë për punë ekipore.
“Prof. dr. Sadi Bexheti është një shembull i veçantë i intelektualit, i njeriut të paepur, i profesorit universitar, i menaxhuesit, mbi të gjitha një personalitet modest e me energji të jashtëzakonshme. Ai me shembullin personal më së miri u flet jo vetëm bashkëkohanikëve, por edhe brezave që vijnë”, thekson Gashi.

Related posts

KEMM ndau shpërblime për storjet më të mira gazetareske gjatë pandemisë

Z H

Dr. Hulus Asipi, ish ushtar i UÇK, bartës i listës të Lëvizjes BESA -Kumanovë

Redaksia

Hidhet granatë në shtëpinë e kandidatit për këshilltar në Shkup, Bajram (Foto)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More