Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Anketë: Pesëdhjetë për qind e qytetarëve do të vaksinoheshin, shumica e preferojnë vaksinën Fajzer

Shkup, 2 prill – Pesëdhjetë për qind e qytetarëve deklaruan se do të vaksinoheshin. ndërsa 34 për qind e të anketuarve thanë se nuk do të vaksinohen, ndërsa 16 për qind e qytetarëve akoma hezitojnë, tregojnë rezultatet nga anketa, të cilën e realizoi nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” (IDSCS) si pjesë e Programit për mbështetje parlamentare.

Pyetjet për vaksinat janë pjesë e anketës në terren për perceptimet e qytetarëve për punën e Kuvendit, të cilën Instituti për Demokraci “Societas Civilis” e realizoi në periudhën nga 17 shkurti deri më 10 mars 2021 në një mostër prej 1010 të anketuarve, në kuadër të Programit për mbështetje parlamentare, financuar nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Shumica e qytetarëve, sipas anketës, gjithsej 39 për qind e preferojnë vaksinën Fajzer, ndërsa e dyta është vaksina Sputnik V me 21 për qind. Vaksinat Sinofarm preferohen pak, e cila preferohet nga 6 për qind e qytetarëve, më pas është Moderna, e cila preferohet nga 5 për qind e qytetarëve, ndërsa vaksina më pak e preferuar është Astra Zeneka, të cilën e preferojnë vetëm 3 për qind e qytetarëve. Njëzet e shtatë për qind e qytetarëve nuk e dinë ose nuk kanë asnjë përgjigje se cilën vaksinë e preferojnë.

Pjesë e konkluzioneve të përgjithshme në anketë, përveç situatës aktuale me Kovid – 19, ndërsa në lidhje me punën e Kuvendit, ishin që qytetarët duan që ueb faqja e Kuvendit të jetë më interaktive dhe të kenë mundësinë për të komunikuar me deputetët . Ata mendojnë se informacionet nga mediat janë të mjaftueshme për ta dhe të njëjtat më së shumti i marrin përmes televizionit. Nga deputetët duan më shumë takime publike personale.

Perceptimi i qytetarëve, sipas anketës, është që pushteti ekzekutiv ka më shumë kontroll mbi Kuvendin sesa Kuvendi që e kontrollon Qeverinë, siç parashikohet nga Kushtetuta. Rreth 74 për qind e të anketuarve pajtohen me deklaratën se krizat politike duhet të zgjidhen në Kuvend, në vend të takimeve të mbyllura midis liderëve të partive politike.

Lidhur me besimin e qytetarëve në institucione, anketa thotë se Presidenti i vendit e gëzon besimin më të lartë në mesin e qytetarëve, krahasuar me Qeverinë, Kuvendin dhe Gjyqësorin. Nota mesatare për punën e Kuvendit mbetet e njëjtë me vitin e kaluar dhe është 2,6.

Projekti, i financuar nga Ambasada zvicerane, zbatohet nga Instituti Demokratik Kombëtar, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”- Shkup dhe Qendra për menaxhim me ndryshimet. Rezultatet e plota nga anketa në terren për perceptimin e qytetarëve për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund t’i shihni në këtë link. https://idscs.org.mk/wp-content/uploads/2021/04/MKDWEB_A4_Terenska_anketa_mart_2021.pdf

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...