Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qytetarët më të zënë janë të moshës 25-44 vjeç, punët e shtëpisë ende u takojnë grave

Shkup, 7 janar – Zhurnal.mk – Një pjesë të madhe të ditës qytetarët e kalojnë në gjum. Ata duan të shohin televizion. Më të zënë janë qytetarët mes moshës 25 deri më 44 vjeç, me kohë më të lirë ato të moshës mbi 65 vjet.

Punët e shtëpisë në vendin tonë ende janë për gratë. Në aktivitetet shtëpiake udhëheqin gratë, pa dallim nëse janë të punësuara apo jo.

Këtë e tregon anketa e fundit për shfrytëzim të kohës së lirë e zbatuar nga Enti Shtetëror për Statistikë, ku tregohet se qytetarët më tepër kohë kanë filluar të flejnë, në aktivitete të lira, punë, ushqim dhe pije, e më pak në aktivitete shtëpiake, kujdes personal dhe rrugëtim, informon Zhurnal.

Anketa tregon se mesatarisht në gjum qytetarët kalojnë 8 orë e 44 minuta. Në këtë numër përfshihet edhe fjetja gjatë ditës apo natës, por gjithashtu edhe shtrirja në krevat përshkak lodhjes, sëmundjes, moshës apo invaliditetit.

Në aktivitete të lira bien 22 përqind, gjegjësisht 5 orë e 17 minuta qytetarët i shfrytëzojnë për shoqërim, shkuarje apo pritje të mysafirëve, biseda telefonike, argëtim, kulturë, pushim, sport, shëtitje, art, përdorim të kompjuterëve, lexim të librave, televizion, dëgjim të muzikës etj.

Aktivitetet shtëpiake paraqesin vetëm 10%. Dy orë e 25 minuta qytetarët e Maqedonisë i harxhojnë në përgatitje të ushqimit, larjen e enëve, pastrimin e shtëpisë, larje, hekurosje, punë dore, kopshtari, kujdesje për kafshë shtëpiake, por gjithashtu edhe për shërbime tjera si kujdes për fëmijët, kujdes fizik, mësim, lojë dhe bisedë me fëmijët, dhe disa aktivitete tjera.

Haja dhe pija paraqesin 9%, gjegjësisht 2 orë e 14 minuta.

Anketa tregon se ende sipas traditave ndahen punët e shtëpisë mes gjinive, dhe atë, pjesa më e madhe e burrave e kalojnë kohën në punë që paguhet, ndërsa aktivitetet e shtëpisë i marin gratë, informon Zhurnal.

Kohë të lirë më së paku kanë personat e moshës 25 deri 44 vjeç. Për mësim më së shumti ato të moshës 10 deri 14 vjeç, derisa për aktivitete të lira më së shumti kohë kanë personat mbi 65 vjeç.

Anketa është bërë me 2080 familje.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Nesër protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

T E

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...