Anketë: Qytetarët presin pas zgjedhjeve kultura dhe arti të përfaqësohen më shumë

Shkup, 21 shtator – Kultura nuk është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe në nivelin e domosdoshëm, tregojnë rezultatet e anketës anonime të të zbatuar nga ana e Institutit për Shkencë, Aleternativë, Kulturë dhe Art (ISHAKA), në prag të zgjedhjeve lokale.

Anketa  ka të bëjë me nevojat kulturore dhe konsumin kulturor në mjediset lokale dhe me atë janë përfshirë 1.220 të aketuar. Qëllimi është të perceptohen dimensione të ndryshme të nevojave kulturore dhe nivelet e ndryshme të konsumit kulturor në territorin e shtetit.

Nga të anketuarit 61,7 për qind kanë vlerësuar se më së shumti mungojnë  shfaqjet teatrore dhe atë në vend të hapur, 45,9 për qind janë shprehur se mungojnë projeksionet filmike dhe 60,8 për qind e të anketuarve kanë theksuar se mungon humori dhe satira.

Në anketë, 7,2 për qind janë përgjigjur se aspak nuk vizitojnë programe kulturore gjatë tërë vitit, ndërsa 20,1 për qind që vizitojnë vetëm një herë në vit. Ndërsa sërish 43,5 për qind vizitojnë  dy herë në vit.

Në lidhje me ofertën kulturore, 15,8 për qind janë të kënaqur nga oferta dhe thonë se është e mirë, 19,6 e keqe, ndërsa madje 42,2 për qind janë përgjigjur se nuk  mund ta vlerësojnë programin.

Në pyetjen  si informoheni për ngjarjet  kulturore dhe programet,  56,5 për qind janë përgjigjur se marrin informata përmes rjreteve sociale, 20,2 për qind përmes mediave elektronike, 10,2 për qind përmes mediave të shtypit.

Siç informojnë nga Instituti, konkluzioni është se kultura dhe arti i nënshtrohen tundimeve dhe  sfidave të vazhdueshme, rënieve dhe rritjeve, dhe sipas të anketuarve -evidente është ndërprerja, puna e fushatës dhe sjellja.

Qytetarët presin pas zgjedhjeve lokale,  në të gjitha  mjediset kulturore lokale dhe arti të përfaqësohen më shumë dhe të ngriten në nivel më të lartë kulturor dhe artistik, me qëllim që popullata të konsumojë  vlera dhe përmbajtje  më cilësore, më të larmishme shpirtërore, kulturore dhe artistike.

Related posts

Osmani: VMRO/ASH-AAA koalicion nga nevoja për pushtet, rrezikojnë Kërçovën dhe Bërvenicën

D V

Takim i Shoqatës së kursimtarëve nga banka “Eurostandard” me Delegacionin e BE-së

D V

Zaev: Zgjidhja me Bullgarinë është e mundur, nëse kjo dëshirohet nga dy palët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More