Agjencia Zhurnal.mk

Ankohen kompanitë e makinave me qira , Kryetari i Shoqatës: nëse nuk zgjidhet problemi i kredive, do të bankrotojmë

Tetovë, 21 mars, Zhurnal.mk – Covid-19 përveç njerëzve, ka prekur edhe kompanitë që japin vetura me qira. Kompanitë të cilat shërbejnë udhëtarët që vijnë nga jashtë shtetit në aeroportet e vendit me vetura me qira kërkojnë nga Qeveria shtyrjen për 3 muaj të pagesës së kredisë. Ramdan Idrizi nga Shoqata e kompanive që japin vetura me qira thotë se prej datës 5 mars kompanitë kanë marrë vetëm anulime të veturave dhe asnjë rezervim tjetër, shkruan TV21-Maqedoni.

“1/3 e shitjes se veturave të reja në vend i marrin kompanitë që japin vetura me qira, në përgjithësi 60 ose 70 % e atyre veturave, financohen nga bankat ose kompanitë e lizingjeve. Problemi jonë kryesor është se me ndërprerjen e punës në 0 ne nuk kemi mundësi të bëjmë pagesat mujore. Për atë u drejtuam tek qeveria dhe ministrit përkatëse për anulim të pagesave ndaj bankave dhe lizing kompanive minimum për 3 muaj, në qoftë se situate eskalon në nivel botërorë të vazhdohet edhe më tutje”, tha Ramandan Idrizi.

Rreth 500 vetura kanë mbetur jashtë vendit thonë nga Shoqata. Ata kërkojnë edhe mundësinë e sjelljes se veturave nga jashtë.

“Prej 1 marsi prej kur i kemi dhënë veturat në shtetet e rajonit në Kosovë, Shqipëri, Greqi, Bullgari dhe Serbi, veturat që janë jashtë shtetit nuk mund t’i kthejmë këtu dhe mbi 500 vetura të gjithë partnerëve që i kemi Rent a car, që ju japim klientëve tanë që zbresin me Wizzair në aeroportin e Shkupit, kanë mbet në shtet për rreth. Klientët nuk mund t’i sjellin këndej dhe as ne nuk mund të shkojmë t’i marrim atje“, theksoi Ramandan Idrizi.

Idrizi thotë se punë nuk kanë aspak, ndërsa kompanitë në aeroport paguajnë vend parkim për rreth 1500 vetura, sepse aty nuk ju lejohet të qëndrojnë pa pagesë. Ai shton se nëse nuk zgjidhet problem me kreditë, rreth 90 % e kompanive që japin këtë shërbim do të shkojnë në bankrot.

Ndërkohë që nga Banka Popullore e vendit në seancën e sotme të jashtëzakonshme njoftojnë që nuk do të ketë shtyrje të kredive për shkak të gjendjes se krijuar me koronavirusin. Vetëm do t’u jepet hapësirë shtesë bankave për të ofruar kushte më të volitshme për kreditë ekzistuese për shfrytëzuesit – personat fizikë dhe juridik, të cilët para 29 shkurtit të vitit 2020 nuk kanë pasur asnjë problem me pagesën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...