Agjencia Zhurnal.mk

ANSA: Fluks i rritur i emigrantëve nëpër rutën emigruese ballkanike

Shkup, 11 gusht – Zhurnal.mk – Informatat e fundit për numrin e emigrantëve të zbuluar dhe për incidentet në vendet e Ballkanit, tregojnë në rritje të fluksit emigrues nëpër rutën ballkanike edhe krahas krizës me KOVID-19, vlerëson agjencia italiane ANSA.

“Vendet e rajonit shënojnë rritje të dukshme të fluksit të emigrantëve dhe refugjatëve nga Lindja e Afërt dhe Azia Qendrore. Ky fenomen shkakton presion shtesë mbi sistemin shëndetësor publik në të gjitha shtetet ballkanike, të cilat përballen me rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi”, shton agjencia.

Në analizë potencohet se shifrat e emigrantëve të zbuluar janë shumë më të vogla në krahasim me ato në vitin 2015, por megjithatë fluksi emigrues nga Turqia dhe Greqia përmes Ballkanit drejt Evropës Perëndimore nuk ndalet edhe krahas faktit që vendet përgjatë rutës ballkanike zyrtarisht i “mbyllën” kufijtë e tyre.

ANSA përkujton se javën e kaluar vendi edhe për 30 ditë e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet përgjatë kufijve me Greqinë dhe Serbinë, si pasojë e fluksit të shpeshtuar të emigrantëve.

“Gjatë natës mes 4-5 gusht një grupë prej rreth 100 emigrantëve kanë bërë përpjekje ta kalojnë kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë dhe të hyjnë në territorin hungarez. Kjo situatë solli deri në një incident në të cilin emigrantët hidhnin me gurë drejt policisë hungareze, e cila u kthye kundër sulmeve. Dhjetëra emigrantë ilegal çdo ditë arrestohen përgjatë kufirit mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

Ata, të cilët ilegalisht kanë arritur ta kalojnë kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë shpesh janë arrestuar nga policia italiane, e cila pastaj i dorëzonte te autoritetet sllovene, shtohet në tekst.

ANSA citon se ka informata që javëve të fundit mijëra emigrantë kanë arritur në rajonet e Bihaqit dhe Kladushës së Madhe në pjesën veriperëndimore të Bosnja e Hercegovinës, afër kufirit me Kroacinë, rajon i cili u shndërua në “terminal kryesor” për kalim në territorin e BE-së.

“Mediat lokale njoftojnë për brengë të rritur mes banorëve lokal, të cilët frikohen edhe për shkak të pandemisë me KOVID-19 dhe sigurisë. Disa banorë pohojnë se ka emigrantë që sillen në mënyrë agresive, ndërsa shpesh herë njoftohet edhe për rahje mes grupeve rivale të emigrantëve dhe emigrantëve nga vendet tjera, të cilat shpesh herë rezultojnë me persona të lënduar, ndërsa ndonjëherë edhe me vrasje”, shtohet në tekstin e agjencisë italiane.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...