Agjencia Zhurnal.mk

Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoninë e Veriut filloi rrugëtimin artistik nga qyteti i Tetovës

Të shtunën në Tetovë u dha koncerti i parë premierë i Ansamblit shtetëror të këngëve e valleve në Maqedoninë e Veriut.

Ansambli shtetëror i këngëve e valleve në Maqedoni i krijuar me shumë sakrifica, arriti jetësimin e idealit dhe koncertin e parë në Tetovë.

Me vallëtarët,solistët, orkestrën, tashmë jep imazhin e institucionit të vërtetë dhe të rëndësishëm. Mbrëmja e 16 nëntorit u cilësua si ngjarja më e rëndësishme në kulturën tonë pas krijimit të Filharmonisë së Kosovës. Mbrëmja filloi me recitalin e punuar nga artisti Shkodran Tolaj që solli emocione dhe vazhdoi me vallen e Karadakut.

Ceremoninia zyrtare e fjalimeve ishte paraparë me përshëndetje e ish-drejtorit Jeton Pustina i cili i dorëzoi mirënjohje sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës z.Valmir Aziri si themelues i ansamblit i cili këtë mirënjohje ia dedikoi djalit që i jep motiv e forcë, Ermalit. Në këto ovacione të publikut që u ngrit në këmbë, moderatorja Fatjona Geci prezantoi drejtorin ri, artistin e skenës Shkodran Tolaj që në cilësinë e drejtorit të ri dha mesazhin e bashkimit shqiptar, mision ky edhe i ansamblit.

Fjalë përshëndetëse pati kryetarja e komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi dhe lideri i shqiptarëve z.Ali Ahmeti i cili foli mbi rëndësinë e këtij ansambli dhe gjurmimin e punën e madhe që duhet të bëhet në të ardhmen.

Programi artistik solli valle nga koreografët Dilaver Kryeziu nga Kosova, Artan Ibershimi dhe Genc Kastrati nga Shqipëria. Muzika dhe orkestrimet ishin punuar me mjeshtëri nga Vladimir Hasimi, Valton Beqiri, Ylber Asllanaj. Solistët Besarta Murtezani, Jetmir Rexhepi, Era Azemi, Kastriot Latifi, Agron Kalisi, Seladin Miftari, Zekirija Lamallari sollën motive të ndryshme këngësh dhe stile të ndryshme interpretimi muzikor-vlerë e ansamblit.Në mënyrë të shkëlqyeshme u prezantua klarinetisti Arben Asllanaj bashkë me orkestrën e ansamblit.

Vallëtarët dhe vallet e Karadakut, Dibrës dhe jugut sollën ovacione të jashtëzakonshme.

Mbrëmja e 16 nëntorit është ditë që do shënohet me shkronja të arta në historinë e kulturës autoktone në Maqedoni.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...