Ansambli “Ibe Palikuqi” dridh Bodrumin me vallen e Dibrës

nga D. V.

Në ditën e tretë dhe të fundit të festivalit në Bodrum të Turqisë me ç’rast me një ceremoni të ansamblit vendas u inskenua tradita e këtij qyteti e që simbolizon ardhjen e verës duke prezentuar adete dhe zakone karakteristikë për këtë qytet. Pa asnje dilemë ashtu edhe siç u prezentua nga udheheqësi i mbremjes së sontme të festivalit “Ibe Palikuqi” për këtë vit ishte sihariç që befasoi jo vetë organizatorët por edhe publikun e shumtë.

Ansambli “Ibe Palikuqi” në natën e fundit prezentoi fillimisht vallen “Dibra” e cila për disa herë gjatë interpretimit me mjaft dinjitet u duartrokitën valltarët . Më pas në shenjë respekti dhe vlerësimi festivali u mbyll nga ansambli ynë me vallen “Mozaiku” e që në momentin kur u ftuan vallëtarët për interpretim pjesëmarrësit sikur mezi prisnin shfaqjen duke bërë video inçizime dhe fotografi me valltarë.

Në fund para të pranishmive kryetari i Ansamblit “ Ibe Palikuqi” z.Vebi Amza theksoi se ishte nder dhe knaqësi e veçantë për pjesëmarrjen tonë në këtë festival me synimin që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të zgjerohet edhe me tepër. Shqiptarët gjejnë miqësi të perhershme me popullin turk andaj edhe bashkëpunimi i ansambleve gërsheton herë herë edhe tradita që i ngjasojne njera tjetrës theksoi Vebi Amza kryetar i Ansamblit “Ibe Palikuqi”.

Këtu edhe ishte fundi i këtij festivali e që përbën një eksperiencë të veçantë nëse kihet parasysh se jemi ansambli i parë shqiptar që prezenton vlerat dhe traditën shqiptare në një festival ndërkombëtar ne Bodrum të Turqisë. Ansambli “Ibe Palikuqi” vazhdon të mbajë epitetin tanimë të pranuar edhe jashtë trojeve shqiptare “Shkollë e Kulturës Shqiptare”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More