Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Ansambli Nacional sjell koncert madhështor në Shkup me 17 shkurt

Të mërkurën më 17 shkurt, në rastin e shënimit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në kryeqytetin dardan në Shkup, do të performojë këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri, informon Zhurnal.

Siç informojnë nga Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve, në këtë koncert nuk do të mungojnë këngët lirike dhe pika të veçanta koreografike.

Koncerti do të mbahet në sallën e madhe të Filharmonisë dhe od të transmetohet në TVM2, në Kosovë tek Radio Televizioni 21, ndërsa në Shqipëri përmes RTSH-së.

“Pas sukseseve të njëpasnjëhme dhe një vit te frytshëm që lamë pas përkundër pandemisë dhe gjendjes së rënduar, Ansambli ynë kombëtar i këngëve e valleve shqipe vjen fuqishëm me koncertin e radhës për të hapur sezonin artistik për vitin 2021.

Ndryshe nga viti i kaluar kur ansambli kishte realizuar me 17 shkurt udhëtimin e parë në Kosovë, sivjet me rastin e 13 vjetorit të shtetformimit të Kosovës ka vendosur të festojë edhe 60 vjetorin e lindjes së artistit të madh mbarëkombëtar Ilir Shaqiri.

Këngët më të bukura të tij ndër vite që kanë lënë gjurmë të pashlyshme në muzikën shqiptare do të intepretohen nga vet ai dhe solistët e ansamblit.

Ndonëse dominon tema e ardhedashurisë, nuk do të mungojnë këngët lirike dhe pikat e veçanta koreografike. Ky koncert mbahet në salllën e madhe të Filharmonisë se Maqedonisë dhe do të trasmetohet drejt për drejt në Maqedoni përmes rrjetit tokësor e satelitor të TVM 2, në Kosovë përmes RTV 21 dhe në Shqipëri përmes RTSH- së.

Koncerti mbahet në bashkëpunim me komunën e Çairit ndërkaq të ftuar janë personalitete të shumta nga bota mediale, akademike, kulturore, politike e institucionale!”, thuhet në njoftimin e Ansamblit.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Artistët e ansamblit në rrugën drejt suksesit të radhës

D V

Mbrëmje koncerti me Korin e përzier të Filarmonisë së Kosovës sonte në “Verën e Ohrit”

Z H

Pezullohet nga pozita drejtori i QKK-së, Arben Zharku

D V

Muzikali ‘Hirushja’ në Londër nuk do të hapet për shkak të masave ndaj COVID-19

D V

Qyteti 4 mijë vjet i vjetër në “djepin e qytetërimit”

D V

Kur të burgosurit e udhëheqin burgun

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...