Anthony Fauci thotë se çdokujt do t’i nevojitet të marrë një dozë të tretë “herët apo vonë”

Këshilltari për shëndetësi në Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, ka thënë se çdokujt do t’i nevojitet të marrë një dozë të tretë të vaksinës kundër koronavirusit “herët apo vonë” për të siguruar efektivitetin e saj.

 

“Siç e përmendëm, ne jemi duke e vlerësuar këtë çdo ditë, javë për javë dhe muaj pas muaji, duke shikuar numrat e studimeve, si ato ndërkombëtare dhe vendore”, tha Fauci në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.

Fauci, i cili gjithashtu është drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, nuk mund të jepte një afat se kur do të merrej kjo, por tha se ai tashmë ishte duke u përgatitur për të vlerësuar “procesin dinamik” dhe për të vepruar në përputhje me rrethanat.

“Nëse të dhënat na tregojnë se, në fakt, duhet marrë ajo, ne jemi shumë të gatshëm për këtë dhe do ta bëjmë shumë shpejt”.

Related posts

SHBA konfirmon blerjen dhe dhurimin e 500 milionë vaksinave

Redaksia

SHBA: 83 për qind e rasteve të reja të infektimit janë me variantin Delta

D V

Talibanët i largojnë gratë nga kamerat televizive

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More