Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Anti-semitizmi në Gjermani ‘po rritet ndjeshëm’, paralajmëron shërbimi i fshehtë gjerman

Një vit pas një sulmi ndaj një sinagoge në qytetin lindor të Gjermanisë, Halle, kreu i shërbimit të fshehtë të brendshëm të Gjermanisë, i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), ka paralajmëruar se Gjermania po përjeton një “rritje të shpejtë” të antisemitizmit.

“Dy vitet e fundit, veprat penale, përfshirë aktet e dhunës kundër hebrenjve dhe institucioneve hebraike në Gjermani janë rritur ndjeshëm,” tha shefi i BfV, Thomas Haldenwang në një intervistë të premten për gazetën Tagesspiegel.

Sulmi një vit më parë dështoi

Më 9 tetor 2019, një 27-vjeçar i armatosur u përpoq të hapte me zjarr hyrjen për në një sinagogë të mbushur plot, në ditën e Yom Kippurit, dita më e shenjtë e vitit në Judaizëm. Dera e siguruar mirë e pengoi atë të hyjë brenda për të kryer sulmin. Burri pastaj vrau dy kalimtarë para se të arratisej dhe më vonë të merrej në hetuesi. Javën e kaluar, një burrë sulmoi një hebre jashtë një sinagoge në Hamburg.

Haldenwang tha të premten se sulmet kundër sinagogave janë veçanërisht shqetësuese për shkak të së kaluarës së errët të Gjermanisë me nazizmin.

Përkujtim i viktimave të atentatit në Halle

“Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për jetën hebreje,” tha ai, duke shtuar se hebrenjtë në Gjermani kanë arsye të shqetësohen për t’u përballur me dhunë dhe armiqësi kur ndodhen në publik.

Rreziku vjen veçanërisht nga sulmet prej “ujqve të vetmuar” të radikalizuar, ​​tha Haldenwang.

“Shërbimet e sigurisë duhet të jenë veçanërisht vigjilente për këtë,” tha Haldenwang. “Mbi të gjitha, shoqëria duhet të ndërgjegjësohet se duhet të punojmë së bashku në luftën kundër antisemitizmit.”

Nga vijnë ekstremistët?

Haldenwangu tha se radikalizimi ndjek një model të ngjashëm te ekstremistët e djathtë, islamistët dhe grupe të tjera, të cilët fajësojnë të tjerët për problemet dhe mangësitë e tyre personale.

“Kemi të bëjmë shpesh me marrëdhënie të vështira personale, dështime në shkollë dhe në punë,” tha ai. “Këta njerëz fajësojnë grupet e minoriteteve për situatën e tyre të dëshpëruar në jetë dhe më pas rrëshqasin drejt ekstremizmit.”

Postime të ngjashme

Sulm mbi anijen izraelite/ Ministri i Mbrojtjes: Irani qëndron pas shpërthimit

T E

Kina prodhon vaksinën e parë speciale, doza e parë ka efekt 6 muaj, po prodhohen 500 milion

T E

Gjermania vendos kufizime për udhëtarët nga Franca

T E

Mjeku nis dëshminë në gjyq teksa operonte pacientin

T E

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Çekuilibri dietik përbën rrezikun më të madh shëndetësor për kinezët

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...