Antidiskriminimi diskuton për shfuqizimin e Balancuesit

nga D V

Shkup, 11 tetor –  Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit, por nga ana tjetër, taktizimi për shtyrjen e seancës për shqyrtimin e dispozitave të ligjit të gjuhëve me arsyetimin e ndjeshmërisë së situatës, prej ditësh nxit debate mes partive politike dhe ekspertëve, mbi veprimet e fundit të institucionit më të lartë, Gjykatës Kushtetuese.

ALSAT mëson se Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminim është duke e ndjekur me vëmendje të shtuar situatën, jo vetëm lidhur me vendimin e fundit të Kushtetueses, balancuesin, por edhe argumentet e rreshtuara në këtë rast nga gjykatësit përbërës.

Të kontaktuar nga ALSAT, nga ky institucion na siguruan se çështja është adresuar tashmë:

“Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi është duke ndërtuar qëndrim rreth çështjes së balancuesit si masë afirmative dhe mekanizëm për realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të entiteteve të ndryshme shoqërore në institucione dhe organe shtetërore. Në fillim të javës se ardhshme qëndrimi zyrtar i Komisionit rreth balancuesit do të shpallet publikisht”.

Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi është një nga organet që e bazon veprimtarinë e tij pikërisht mbi mosdiskriminim, dhe si një organ i pavarur dhe profesional që u përgjigjet nevojave të qytetarëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre, ka si mision nxitjen e ndryshimeve pozitive për barazi thelbësore, promovimin e të drejtave të njeriut dhe eliminimin e të gjitha llojeve të diskriminimit.

ALSAT mëson se kryetari i këtij komisioni, Limko Bejzarovski pritet ta shpalosë vendimin e këtij komisioni, ditën e martë në kuvend.

Avokati i Popullit, si përgjegjës për monitorimin e përfaqësimit të minoriteteve, e cilësonte vendimin për ALSAT si politik.

Edhe vetë anëtari i Kushtetueses, Osman Kadriu e quajti antikushtetues vendimin, madje shkoi më tej duke kërkuar parim Badenter në këtë institucion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More