Shkup, 8 maj – Në një kohë kur filmat dokumentarë përpiqen të ndriçojnë histori të pazakonta nga skajet e botës, “Antigona” vjen nga një vend i vogël, fshati Llojan, që ngërthen një histori të madhe. Ky film, që tashmë ka siguruar vend në Sheffield DocFest një prej festivaleve më prestigjioze ndërkombëtare për dokumentarë sjell një rrëfim që për nga thjeshtësia sfidon klishetë e zakonshme të heronjve, një grua e vetme, një furgon dhe rrugët e 11 fshatrave të Likovës. Kujtojmë që, Ibër Deari dhe Mirsad Abazi janë regjisorë të këtij dokumentari që flet shumë dhe përçon mesazhe përtej kufijve shtetror, shkruan Zhurnal.
Filmi dokumentar për gruan e vetme shofere në fshatrat e Likovës merr dritën jeshile për Sheffield DocFest –
“Një grua, një taksi furgon dhe lidhja e 11 fshatrave të Likovës. E vetmja grua që vozit taksi furgon në komunë, çdo ditë lidh njerëzit mes veti. Tash “Antigona” ka marrë rrugën më të gjatë drejt një prej festivaleve më të mëdha në botë për filma dokumentarë: Sheffield DocFest. Filmi dokumentar “Antigona” është përzgjedhur zyrtarisht për të marrë pjesë në edicionin e këtij viti të Sheffield DocFest një ndër pesë festivalet më të mëdha dokumentare në botë, që mbahet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfshin prodhime nga Netflix, BBC, ARTE, dhe National Geographic. Film i perkrahur nga NNorth Macedonia Film Agencyi realizuar nga produksioni filmit LLumièreShkup me producent @Avdi Thaçi në regji të Ibër Deari dhe Mirsad Abazi, drejtor fotografie Fejmi Daut muzike Darko Spasovski-Packikamera e dyte Fisnik HaliliSkenografi Ardian Kadriu “Antigona” shkon në Sheffield bashkë me të edhe zëri i grave të fuqishme dhe të pavarura që udhëheqin vetë jetën dhe punën e tyre”, informon Kultplus.com.
Dokumentari që transmeton mentalitetin e një shoqërie të tërë –
Në një kohë kur filmat dokumentarë përpiqen të ndriçojnë histori të pazakonta nga skajet e botës, “Antigona” vjen nga një vend i vogël, siç është fshati Llojan, me një histori të madhe. Ky film, që tashmë ka siguruar vend në Sheffield DocFest një prej festivaleve më prestigjioze ndërkombëtare për dokumentarë sjell një rrëfim që për nga thjeshtësia sfidon klishetë e zakonshme të heronjve, një grua e vetme, një furgon dhe rrugët e pluhurosura të 11 fshatrave të Likovës.
Në qendër të dokumentarit është një figurë që tejkalon rolin e një shoferi ajo është ura që lidh fshatra, njerëz dhe histori të ndara mes tyre. Njëherazi, ajo është zëri i një shoqërie që shpesh zgjedh të heshtë për gratë në hapësira rurale, duke e lënë fuqinë dhe përkushtimin e tyre jashtë vëmendjes publike. Por “Antigona” është pikërisht për këtë për ta vendosur në qendër një jetë që zakonisht mbetet në hije.
Dokumentari nuk ofron vetëm një vështrim emocional mbi sfidat e përditshme të një gruaje që ka zgjedhur një profesion jo të zakonshëm për gratë në atë mjedis e me gjërë. Ai shndërrohet në një pasqyrë të qartë të strukturave gjinore, pritshmërive kulturore dhe mënyrave se si gratë arrijnë të lëvizin përtej kufijve të pashkruar të normave shoqërore.
Por ajo që e bën “Antigona”-n vërtet të veçantë është mënyra se si filmi ndërton një narrativë të natyrshme, pa sensacionalizëm. Nuk ka dramë të tepruar, as thirrje patetike vetëm një grua që kryen punën e saj me përkushtim dhe dinjitet. Kjo qasje e matur artistike e regjisorit është ajo që e bën rrëfimin edhe më të fuqishëm. Sepse shpesh, janë pikërisht gjestet e heshtura dhe vendimet e përditshme që e ndërtojnë realitetin që pëlqehet e admirohet nga publiku.
Fakti që ky dokumentar është pranuar në Sheffield DocFest tregon se bota është e etur për histori autentike, për zëra që zakonisht nuk dëgjohen dhe për gratë që bëjnë ndryshimin jo në podiume, por në rrugët e përpiluara të realitetit.
Kujtojmë që, “Antigona” nuk është vetëm një dokumentar. Është një ftesë për reflektim. Për të parë me kujdes dhe respekt rolin e grave në komunitetet tona, për të kuptuar se ndonjëherë ndryshimi nuk vjen me bujë, por me motorin e një furgoni që çdo mëngjes nis rrugëtimin për të bashkuar njerëz. /Zhurnal.mk