Agjencia Zhurnal.mk

Antikorrupcioni paralajmëron Xhaferin: Zaev nuk mundet të jetë edhe kryeministër edhe ministër (dokument)

Shkup, 26 qershor – Zhurnal.mk – Komisioni për parandalim të korrupcionit ka hapur debat për propozimin që kryeministri Zoran Zaev të mund të kryejë edhe funksionin ministër i financave, përcjellë Zhurnal.

Deritani, Antikorrupcioni përshkak dyshimeve për përplasje të interesave po e shqyrton propozimin e Qeverisë. Jozyrtarisht, Zaev pritet të tërheqë propozimin.

Neni 44 nga Ligji për Parandalim të Korrupcionit parasheh përplasje të interesave, por propozimi i kryeministrit nuk është në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë. Për këtë antikorrupcioni po e shqyrton mundësinë për interpretim.

Antikorrupcioni madje i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, për ta paralajmëruar se sipas nenit 72 paragrafi 1 dhe neni 44 paragrafi 1 dhe 2 nga Ligji për parandalim të korrupcionit, një funksionarë nuk guxon të lidhë dhe të udhëheqë me dy poste.

“Personi i emëruar gjatë mandatit të tij është i obliguar të respektojë rregullat për mos lidhje të funksionit që e udhëheqë me funksione apo lëmi tjera të vërtetuara në Kushtetutë dhe Ligj”, thuhet në paralajmërimin e Antikorrupcionit.

Funksionet të cilat nuk mund të lidhen mes vete janë Presidenti i shtetit, kryetari i Qeverisë, ministër, deputet, anëtarë i këshillit, kryetar komune, gjykatës, prokuror publik, avokat publik, avokati i popullit dhe funksione tjera të cilat i zgjedhë dhe i emëron Kuvendi i shtetit, Qeveria e shtetit apo organet e vetqeverisjes lokale.

Nga Antikorrupcioni paralajmërojnë se nëse Zaev emërohet edhe ministër i financave, do të thyente ligjin dhe kështu ata do të duhej të ndërmernin masa konkrete në përputhje me kompetencat që kanë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...