Agjencia Zhurnal.mk

Antikorrupcioni paralajmëron Vangellovskin: Gjykatësit që ndodhen para shkarkimit nuk guxojnë të marin vendime!

Shkup, 10 korrik – Zhurnal.mk – Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupcionit dërgoi shkrim deri tek Gjykata Supreme me të cilën paralajmëroi gjykatësit suprem se nuk duhet të marin pjesë në seancën e tyre ku duhet të debatohet cili ligj për gjykata duhet të vlejë për shkarkim eventual të tyre, pas iniciativave të dorëzuara të dy avokatëve shkupjan. Letra është dërguar deri tek kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, transmeton Zhurnal.

Sipas nenit 73 nga Ligji për parandalim të korrupcionit, nëse një person zyrtar mer pjesë në debat në ndonjë organ apo trup, ku vendoset për punë për të cilat ai apo ndonjë i afërm ka interes privat, nëpunësi zyrtar është i obliguar të paraqesë ekzistencën e interesit privat dhe të heqë dorë nga debati dhe vendimi, më së voni para fillimit të vendim marjes.

Antikorrupcioni paralajmëroi se nëse gjykatësit suprem e mbulojnë dhe fshehin interesin privat dhe nuk veprojnë sipas rregullave të lartëpërmendura nga ligji për parandalim të korrupcionit, paraqet shkelje të detyrës dhe është bazë për ngritje të procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë dhe shqiptim të ndonjë mase.

Dy avokatët nga Shkupi, kërkuan nga Gjykata Supreme në seancë të thjeshtë të sjellë mendim juridik sipas të cilës, gjykatësit që janë propozuar për shkarkim, mes të cilëve dhe kryetari Jovo Vangellovski, të vlejë ndonjë masë më e vogël./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...