Shkup, 6 janar, Zhurnal.mk – Pasqyra e përgjithshme sa i përket dukurisë së korrupsionit në vend, tregon se kemi përparim sa i përket detektimit të rasteve por për fat të keq ajo është bërë mënyrë e jetesës në shoqëri në të gjitha sferat. Kështu vlerëson kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion Biljana Ivanovska, sipas së cilës në këtë sferë janë të nevojshme ndryshime ligjore.
“Rekomandimet e faktorit ndërkombëtarë janë që të ndryshojmë mentalitetin e jetesës megjithatë ajo që është me shqetësuese e që e vërejmë tek lëndët, është se ekziston edhe korrupsion ligjorë dhe kjo është shumë shqetësuese pasi që thuhet se gjithçka është sipas ligjit dhe në bazë të sajë mundësohet të zbatohen disa gjëra që e dëmtojnë interesin publik. Kjo do të thotë se njerëzit që mund të lobojnë dhe ndikojnë në miratimin e disa ligjeve të caktuara e bëjnë atë me qëllim të ruajnë interesin personal në dëm të ati publik.”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.
Nga Komisioni për parandalimin e korrupsioni theksojnë nevojën për sjelljen e Ligjit për gjendjen pronësore të qytetarëve, për të cilin thonë se kanë mbështetjen edhe të funksionarëve dhe institucioneve kompetente.
“Ne kemi vërtetuar rrezikun se funksionarë të caktuar pronën e tyre nuk e regjistrojnë në emrin e tyre por në emër të familjarëve të tyre të afërt apo miqve. Nga këto arsye vlerësojmë se që të tejkalohet ky rrezik është mirë që të miratohet ligj për prejardhjen e pronës së çdo qytetari ku gjatë regjistrimit të pronës do të duhet të tregojë se prej ku i ka këto mjete.”, tha Ivanovska.
Ivanovska theksoi se është punuar shumë edhe në siç e quan fushën e rrezikshme që është “punësimi”. Thekson se keqpërdoren autorizimet diskrete për të cilat thotë se e ka radhën Kuvendi që të votojë ndryshimet dhe të kufizojë autorizimet. Me këtë sipas Ivanovës do të ketë konkurrencë dhe do të punësohen kandidatët më të mirë.