Shkup, 29 dhjetor, zhurnal.mk – Komisioni për Antikorrupsion vitin e ardhshëm do të inspekton gjendjen e pronës të 15 kryetarëve të komunave, funksionarëve shtetërorë, por edhe kryetarëve të Gjykatave administrative, të cilët mbetën për këtë vit, transmeton Zhurnal.
Antikorrupsioni e miratoi planin për vitin e ardhshëm. Deri më tani nuk është e njohur se cilët kryetarë të komunave do të kalojnë filtrin e Antikorrupsionit. I vetmi që dihet është për kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Procesi i hetimit do të jetë i njejtë sikur në të kaluarën, gjegjësisht do të shihen edhe ankesat e marrura nga qytetarët.
Kryetarja Biljana Ivanovska tha se ky hetim do të jetë në prag të zgjedhjeve lokale të cilat duhet të mbahen në tetor vitin e ardhshëm.
Antikorrupsioni miratoi edhe planin për furnizime publike. 54 milion denarë do të ndahen për mallëra dhe shërbime, ndërsa një pjesë e madhe e këtyre të hollave janë për furnizimin për softver të ri.