Antonio Jolevski, shef i ri i Këshillit të Prokurorëve

Shkup, 29 shtator – Këshilli i Prokurorëve Publikë ka kryetar të ri, Antonio Jolevski është kreu i ri i këtij organi, i cili do ta pasojë Aco Kolevskin. Mandati i tij është dy vjet. Këshilli mbajti sot seancë në të cilën e shkarkoi kryetarin aktual, formoi komision zgjedhor dhe me 11 vota “për” zgjodhi Jolevskin i cili ishte kandidati i vetëm. Ndryshe, Këshilli i Prokurorëve ishte në fokus të publikut kur, pa shpjegime dhe vetëm me votim, zgjodhën prokurorë në Prokurorinë e Lartë dhe në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Prandaj këshilli u kritikua se nuk i shpjegoi publikut kriteret me të cilat disa prokurorë u avancuan e disa të tjerët jo.

Related posts

ASH: Të korruptuarit s’mund ta luftojnë korrupsionin

N E

Në 19 qytete nuk ka raste aktive me koronavirus

D V

Nga nesër edhe për dalje nga shteti duhet test PCR negativ ose certifikatë vaksinimi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More