Agjencia Zhurnal.mk

Anulohet gjykimi për rastin “Talir”

Shkup, 23 shtator, zhurnal.mk – Gjykimi për financimin e jashtëligjshëm të VMRO-DPMNE-së është anuluar. Arsyeja është mungesa e përfaqësuesit të partisë, Naum Stoillkoski. Ai mëngjesin e sotëm ka njoftuar avokatin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjykata kërkoi që brenda tre ditëve të ardhshme, zëdhënësi i partisë të dorëzojë dokumentacion nga mjeku. Në Gjykatë nuk u paraqit as përfaqësuesi i dytë, Igor Janushev, i cili sipas mbrojtjes nuk mund të merr pjesë në gjykim pasi tashmë nuk ka funksion partiak.

Ndryshe, për sot Prokuroria kishte ftuar për dëshmitarë katër persona, të cilët do të duhej të dëshmonin rreth pagesës që është bërë nga arka e partisë. Në këtë rast, të akuzuar janë, i arratisuri Nikolla Gruevski, si dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski dhe Ilija Dimovski. Seanca e radhës është caktuar për më 21 tetor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...