Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Anulohet për shkak të COVID-19 Panairi i Automjeteve 2021 në Bruksel

Bruksel, 14 tetor – Një ndër panairet më të rëndësishme të botës për automjete, Panairi i Automjeteve në Bruksel, nuk do të organizohet në vitin 2021 për shkak të pandemisë.

Në deklaratën me shkrim nga organizatorët e panairit, siç transmeton ATSH, theksohet se panairi që planifikohej të zhvillohet mes 15-24 janar 2021 është anuluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Më tej në deklaratë thuhet se sektori i automjeteve tashmë është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe se pjesëmarrësit kanë nevojë për kohë për t’u shpëtuar nga ndikimet e pandemisë.

Në panairin që zhvillohej në një sipërfaqe prej 45 000 metrash katrorë në Expo Qendrën në Bruksel, ekspozoheshin qindra modele të ndryshme makinash, SUV, kamionë, automjete të lehta komerciale dhe motoçikleta, si dhe automjete konceptuale.

Në vitet e fundit panairin e vizitonin mesatarisht 500-600 mijë vizitorë.

Postime të ngjashme

Rënie e shitjes së automjeteve të reja për 33 për qind

R Zh

Gjithnjë e më shumë po vidhen pasqyrat e veturave, hajnat po e përdorin teknologjinë e avancuar të tyre

S.B.

Tesla do blejë nikel nga minierat e Kaledonisë së Re

S.B.

Fiat-Chrysleri dhe PSA-ja shënuan fitime në “vitin pandemik”

S.B.

Përshpejtimi i kësaj Audi është e mbinatyrshme

S.B.

Kufiri i shpejtësisë ishte 90, por ky amerikan voziste 250 km/orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...