Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Anulohet seanca e sotme për “27 Prillin”, Veljanovski dhe Ristovski në vetëizolim

Shkup, 16 tetor, zhurnal.mk – Gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit 2017 në Kuvend, anulohet për më 28 tetor për shkak të mungesës së të akuzuarit Spiro Ristovski, i cili është në vetëizolim, për shkak të koronavirusit.

Mbrojtësi i Spiro Ristovskit, në gjykatë ka dorëzuar njoftim se i akuzuari do të jetë në vetëizolim deri më 21 tetor.

I akuzuari i parë Trajko Veljanovski, gjithashtu, ka vendim për vetëizolim deri më 22 tetor.

Në seancën e sotme, duhej të merren në pyetje më shumë dëshmitarë, të propozuar nga mbrojtja e ish-spikerit të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Ilija Tërpkov ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski si edhe ish-drejtori i DSK, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Postime të ngjashme

Ju del “error” në numrin amë gjatë regjistrimit? Ja si ta tejkaloni pengesën

T E

Edhe Enti i Statistikave nuk kishte internet sot, tha Selami

R Zh

Ende nuk lejohet organizimi i dasmave

T E

Dy të arrestuar pas plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

T E

Shpërthen zjarr i fuqishëm në fshatrat e Manastirit

T E

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...