Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Anulohet seanca për “27 prillin”, Veljanovski dhe Ristovski në izolim shtëpiak

Shkup, 16 tetor – Zhurnal.mk – Gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit 2017 në Kuvend, anulohet për më 28 tetor për shkak të mungesës së të akuzuarit Spiro Ristovski, i cili është në vetëizolim, për shkak të koronavirusit.

Mbrojtësi i Spiro Ristovskit, në gjykatë ka dorëzuar njoftim se i akuzuari do të jetë në vetëizolim deri më 21 tetor.

I akuzuari i parë Trajko Veljanovski, gjithashtu, ka vendim për vetëizolim deri më 22 tetor.

Në seancën e sotme, duhej të merren në pyetje më shumë dëshmitarë, të propozuar nga mbrojtja e ish-spikerit të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Ilija Tërpkov ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski si edhe ish-drejtori i DSK, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Postime të ngjashme

Në Komisionin për sëmundje infektive dorëzohet propozim për punën e restoranteve

Z H

Zaharieva: Bullgarëve në Maqedoni nuk u lejohet të regjistrohen si bullgarë

Z H

Bajraktarov: Rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në psikiatër

Z H

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Organizatorët e 27 prillit”

Z H

Për 24 orë janë regjistruar mbi 10 mijë mërgimtarë

Z H

Barbov: Pacientët që humbën shijen gjatë infektimit, do të kenë pasoja më të rënda

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...