Agjencia Zhurnal.mk

Anulohet seanca për rastin “Monstra”, shkaku rast vdekje

Shkup, 11 nëntor – Zhurnal.mk – Është shtyrë seanca e sotme për rastin “Monstra” përshkak mungesës së njërit prej mbikqyrësve të seancës. Ai mungon përshkak se kishte rast vdekje, njofton Zhurnal.

Në seancën e sotme duheshte të vazhdojë publikimi i sms porosive dhe transkriptave nga bisedat e përgjuara lidhur me vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovcës.

Seanca e radhës është caktuar për më 27 nëntor.

Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, kur u vranë pesë djaloshët Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Nacevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, në procedurën paraprake për rastin në burg të përjetshëm ishin dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri si dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të 2017tës i shfuqizoi aktvendimet, dhe i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Fejzi Aziri dhe Sami Luta dhe u caktoi masën e përkujdesit. Pas kësaj, rastin “Monstra” e ndërmori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...