Agjencia Zhurnal.mk

Anulohet seanca për “Toplik” për shkak se Janakieski gjykohet për rastin “TNT”

Shkup, 15 janar, zhurnal.mk – Seanca për rastin “Toplik” u anulua për shkak të gjykimit për rastin ‘TNT’ ku sh-ministri Mile Janakieski është i akuzuar në të dyja lëndët.

Gjyqtari Osman Shabani ju tha të akuzuarve dhe avokatëve të tyre se në seanca e ardhshme do të mbahet më 28 shkurt duke i falënderuar për praninë në seancën e sotme.

“Duke marrë parasysh se në të njëjtën ditë është ka lëndë pvr lëndën ‘TNT’, seanca anulohet”, tha Shabani.

Rasti ‘Toplik’ zhvillohet kundër ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe edhe pesë personave të tjerë për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i Diellit” në Sopishte.

Sipas aktakuzës, akuzuari i parë Janakievski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka përbërë Komision për ankande publike në të cilin ka urdhëruar të përzgjidhet ofrues për blerje dhe të disponojë me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elitar “Qyteti i Diellit” në Sopishte edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

Nga dëshmitë, sipas PSP-së, rrjedh se për shkak të prishjes së marrëveshjes me faj të Ministrisë, kjo ishte në vlerë prej një milionë euro t’i paguajë borxh dhe interes personit juridik “San siti”.

Sipas aktakuzës pesë të akuzuarit të tjerë e kanë dëmtuar Buxhetin shtetëror për 64.206.839 denarë gjegjësisht për 1.044.000 euro.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...