Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Anulohet vendimi për nenin 11-a të Ligjit për amnisti

Shkup, 6 nëntor – Zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese e anuloi vendosjen e nismës për vlerësim të kushtetutshmërisë të nenit 11-a nga Ligji për plotësim të Ligjit për amnisti nga viti 2016.

Nisma u ndërmor për të zgjidhur dilemën nëse ish presidenti Gjorge Ivanov ka mundur ta tërheqë amnistinë për 56 persona në vitin 2016, shumica të përfshirë në lëndët e ish Prokurorisë Speciale Publike.

Gjykatësi Osman Kadriu kërkoi para se të vendoset sipas kësaj pike sërish të diskutohet për çka mori mbështetje nga tre gjykatës.

Ky nen i Ligjit parashikon që presidenti i Republikës ta anulojë faljen e dhënë pa procedurë paraprake për falje në afat prej 30 ditëve nga dita e sjelljes së këtij ligji, me ç’rast presidenti nuk obligohet ta arsyetojë vendimin.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq dje në konferencën për shtyp nuk donte të komentojë se si do të jetë rrjedha e debatit të Gjykatës Kushtetuese sipas nismës në lidhje me nenin 11a të Ligjit për amnisti, por siç tha, është i bindur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta zbardhë këtë situatë.

“Ky është proces i rëndësishëm dhe nuk duhet të paragjykojmë se cili do të jetë debati i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me nenin 11a të Ligjit për amnisti që të mos bëhet ç’farëdo lloj ndikimi. Nuk do të dëshiroja të komentoj. Për ne më e rëndësishme është drejtësia, shteti juridik dhe qeverisja e së drejtës si parim. Besoj se do të kemi vendim ose ndonjë lloj sqarimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili do ta zbardhë këtë situatë”, tha Mariçiq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Postime të ngjashme

A po fundoset, BDI-ja me ekzekutivin aktual në krye me Artan Grubin ?

R Zh

Liberalët ballkanik për non-pejperin: Kriza e kovidit në rajon dhe BE tokë pjellore për ide të rrezikshme nacionaliste për rishikim të kufijve

R Zh

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...